04:56 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Serbia i ndalon hyrjen, ish Presidentja e Kosovës: Mendësi e viteve 90, është shkelur marrëveshja e Brukselit

18:29 | 02/06/2017
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia i ndalon hyrjen, ish Presidentja e Kosovës: Mendësi e viteve 90, është shkelur marrëveshja e Brukselit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Serbia e ka shkelur rëndë Marrëveshjen e Brukselit për vizita zyrtare, për shkak se ia ka pamundësuar vizitën në Beograd, vizitë kjo e cila ishte paraparë të niste ditën e enjte.

Jahjaga është ftuar të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, i cili po mbahet në Beograd, për të marrë pjesë në promovimin e librit “Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”. Fjalimi i ish-presidentes Jahjaga për temën të cilën e trajton libri, është paraparë të bëhet të premten, më 2 qershor, në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.

në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Serbia ia ka pamundësuar hyrjen e sigurt në këtë shtet, duke u thirrur më pas në justifikime absurde. Ish-presidentja Jahjaga ka shpjeguar se autoritetet e Kosovë i kanë njoftuar me kohë autoritetet e Serbisë për vizitën e saj dhe se përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Një sjellje e tillë është si e viteve 90, tha Jahjaga.

 “sjellja e tyre është e njëjtë sikurse në vitet e nëntëdhjeta, kur ata edhe ishin protagonistët kryesorë”, u shpreh ajo.

Arsyetimi i ndalimit të hyerjes sipas saj ka qenë banal. Ndalimi është bërë me pretekstin se rojat e presidents nuk janë prezantuar.

“Arsyetimi ka qenë shumë banal, kinse zyrtarët e mi të sigurimit nuk janë prezantuar, çka nuk ka qenë e vërtetë sepse në hyrjen e tyre të parë, në pikën kufitare në Merdare në anën e Serbisë, janë prezantuar se janë mbrojtja e afërt e ish-presidentes së Republikës së Kosovës, dhe të cilët i kanë të gjitha dokumentet, siç e parasheh Marrëveshja e Brukselit për lehtësimin e kalimit të pikës kufitare. Dhe kur kanë pyetur se ku është sigurimi që do ta përcjellë, ashtu siç e parasheh marrëveshja presidenten Jahjaga, përgjigja e tyre ka qenë se nuk ka sigurim dhe sigurimi nuk ka ardhur”, ka thënë ajo.

Festivali ka nisur të mërkurën mbrëma, më 31 maj, dhe është penguar përkohësisht nga pjesëtarë të lëvizjes ekstreme djathtiste “Zavetnici”.

Të enjten, një grup prej qindra personash janë tubuar para Shtëpisë së rinisë në Beograd, ku edhe po mbahet festivali “Mirdita, Dobar dan!”. Ata kanë ofenduar dhe u kanë hedhur ujë organizatorëve të Festivalit të Iniciativës së të rinjve për të drejta të njeriut. Para Shtëpisë së Rinisë, të tubuarit kishin vendosur stenda me përmbajtje ofenduese për shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që disa dhjetëra policë, të cilët qëndronin aty pranë, nuk kanë reaguar.(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: Atifete Jahjaga
Pas

Kreu i KQZ pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE që do të monitorojnë zgjedhjet

Para

Denoncon PD: Kreu i bashkisë Pukë dhunoi kreun e shtabit të fushatës

Para
Denoncon PD: Kreu i bashkisë Pukë dhunoi kreun e shtabit të fushatës

Denoncon PD: Kreu i bashkisë Pukë dhunoi kreun e shtabit të fushatës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.