17:15 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Serbia kryeson rajonin me 61 helikoptera, Kosova asnjë. Ja sa ka Shqipëria

08:06 | 24/01/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia kryeson rajonin me 61 helikoptera, Kosova asnjë. Ja sa ka Shqipëria

Shteti i ri i Kosovës në raport me vendet fqinje, vijon të mos ketë ende asnjë helikopter, çështje që është ende në diskutim.

Në raport me të, vendet fqinje rezultojnë me një numër të konsiderueshëm helikopterësh. Dhe vendin rekord e mban Serbia me 61 helikopterë.

Kosovarja shkruan se shteti i Serbisë është ndër më të fuqishmit në rajon sa i përket fprcës ushtarake ajrore.

“Vetëm ushtria serbe, ka në dispozicion 61 helikopterë të njohur si Gazela, nëpër bazat ajrore në Nish, Batajnicë dhe Ladjevicë. Këta helikopter, ushtria i përdorë edhe për shpëtim, zbulim, por edhe për luftë. Megjithatë, vet ushtria, ka edhe helikopterë transportues në dispozicion, prej tyre ka të tipit MI 17 dhe MI 8 prodhim rus. Derisa vitin e kaluar ka blerë nga Rusia edhe dy helikopterë të llojit MI 17 V5.”, transmeton “RTV Dukagjini”.

Pas Serbisë, renditet Maqedonia me 24 helikopterë, për të vazhduar më pas me Shqipërinë me 22 helikopterë.

Nëse ndalemi tek Shqipëria, 22 helikopterët përdoren kryesisht për misione kërkim-shpëtimi dhe misione të tjera jo luftarake. Helikopterët më të fuqishëm që Armata shqiptare posedon janë të tipit “Couger”. Një helikopter i tillë vlerësohet me rreth 15 milionë euro dhe mund të mbartë 23 persona.

“Forcat e Armatosura kanë në dispozicion 8 helikopterë të lehtë të prodhimit gjerman BO 105, si dhe 8 helikopterë të prodhimit Amerika – Agusto Bell, tre prej tyre të serisë 205 si dhe pesë të tjerët janë të serisë 206.

Shteti shqiptar ka në dispozicion edhe një helikopter të tipit Agustaëetland A109, një helikopter të tipit VIP, të Airbus Helicopters EC 145.”, citohet ndër të tjera në artikull. Shpjegohet më tej se regjimenti i helikopterëve në Shqipëri është formuar kryesisht në 1967-ën, kohë kur kjo armatë posedonte 36 helikopterë. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: helikopterkosovaserbiashqiperia
Pas

Pirro Çako ndahet, djali i tij na prezanton të dashurën bjonde

Para

Ndotja tej normave e ajrit, skema e re e kufizimeve për Parisin

Para
Ndotja tej normave e ajrit, skema e re e kufizimeve për Parisin

Ndotja tej normave e ajrit, skema e re e kufizimeve për Parisin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.