Vetëm një ditë pasi ish-kryeministri kosovar u lirua me kusht në Francë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë.
Serbia kërkon me çdo kusht ekstradimin e Ramush Haradinajt në Beograd, prandaj ministrja e drejtësisë, Nella Kuburoviç, i ka dorëzuar një aktakuzë të zgjeruar Parisit për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kuburoviç shton se deri më tani janë siguruar edhe 30 dëshmitarë të rinj për krimet, që i ngarkohen Haradinajt.
Mediat serbe shkruajnë se në mesin e viktimave është edhe një foshnjë dyjavëshe, prandaj drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i tërheq vëmendjen Francës dhe vendeve të tjera se nuk do t’i zbatojë kërkesat e tyre në Interpol gjithashtu. Gjithmonë nëse nuk përfillin kërkesën e Serbisë. (D.D/Shuplaka)