Numri i të prekurve me Covid-19 në Serbi po njeh rritje të konsiderueshme.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se janë shënuar edhe 6 raste të vdekjes dhe 250 raste për një ditë, duke e çuar numrin në 3,630 persona të infektuar. Ky virus në Serbi deri më tani ka marrë 80 jetë.
Një debat tjetër është edhe ai i festës së Pashkëve Ortodokse pas një jave për tolerim në pjesëmarrjen në ceremoni.
Por thuhet se kane rënë dakord Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Patriarku Irinej qe qytetarët të mund të ndjekin në televizor meshën javën e ardhshme.