10:27 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

“Serbia përpjekje për të asimiluar shqiptarët, Shqipëria të ndërhyjë”

19:19 | 26/03/2017
në Rajoni, Te Fundit
0
“Serbia përpjekje për të asimiluar shqiptarët, Shqipëria të ndërhyjë”
Kryetari i PDSH në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ishte i ftuar në ora e intervistës pas pjesëmarrjes në protestën e opozitës.
 

Sipas tij, deklaratat për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit janë thjesht politike.

Mustafa shprehu mbështetjen për protestën e opozitës, ndërsa tha se takimi i kësaj të diele u bë për të tërhequr vëmendjen e politikës për Luginën e Preshevës.

” Jemi këtu për të mbështetur demokracinë, sepse këto protesta që zhvillohen në çadër janë jo të dhunshme. Mbase sot kemi arritur që t’i tërhiqet vëmendja kryetarit Basha që në këto zgjedhje që janë në Shqipëri mos të harrohet Lugina e Preshevës.” tha Mustafa.

Mustafa shprehu shqetësimin se shqiptarëve në Luginën e Preshevës u mohohen të drejtat themelore, ndërsa sipas tij, Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët.

“Kjo sjellje e Serbisë pa dyshim është përpjekje e vazhdueshme për të asimiluar shqiptarët, por aq më shumë u jep forcë shqiptarëve që të këmbëngulin në këto të drejta dhe të identifikohen me flamurin kombëtar siç identifikohen shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjithandej. Prandaj, një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë në këtë fushë duhet të jetë më e intensifikuar në një shkallë më të lartë.” u shpreh Ragmi Mustafa.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk po arrijnë ndërkohë të shfrytëzojnë as të drejtat elementare sepse duket se nuk ka qasje serioze për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. 

Presidenti Nishani ka vënë në dukje se ndjekja dhe vënia në zbatim e planit 7 pikësh nga qeveria në Serbinë e Jugut është prioritare, e domosdoshme për t’u shoqëruar me një vëmendje shumë më të madhe investimesh dhe zhvillimi ekonomik për këtë zonë.

Presidenti ka evidentuar rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes Shqipërisë dhe Serbisë, si një hap që do të nxiste punësimin e të rinjve nga Serbia e Jugut të arsimuar në Shqipëri, dhe jo braktisjen dhe shpopullimin e zonës.

 (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: ragmi mustafa
Pas

Të fshehtat e dasmës së Blendi e Nora Klosit, ai e tërhoqi për në pishinë (FOTO)

Para

Habit deputeti i PS: Kavaja meriton të ketë më shumë se një kandidat të qeverisë

Para
Habit deputeti i PS: Kavaja meriton të ketë më shumë se një kandidat të qeverisë

Habit deputeti i PS: Kavaja meriton të ketë më shumë se një kandidat të qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.