Gjatë konferencës së tij të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe situatën në veri të vendit, duke akuzuar Serbinë se po mundohej ta zmadhonte situatën duke i dhënë ngjyrim komplet tjetër nga çfarë dukej.
Ndër të tjera ai theksoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës dhe më tej shpalosi edhe marrëveshje që pritet të finalizohen mes dy vendeve për bashkëpunim më të ngushtë.
Kryeministri Edi Rama
Duhet ta them edhe këtu sot, qëndrimi i republikës së Shqipërisë të cilin e gjykojë të drejtë dhe mbetet i pandrydhur, e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë t drejtë që ti kthejë targat ti kthejë në konflikt ku mizën po e bën buall. A thua se Kosova ka kërkuar diçka të madhe. Dua ta përsëris këtu qëndrimin tonë duhet bërë kujdes me cuarjen e njësive speciale në atë zonë që mos të kthehen në problem. Qeveria shqiptare ndan plotësisht bindjen që zgjidhja të vijë me dialog. Uniformat ushtaraake duhet tja lënë vendin diplomacisë. Këtu i takon kryeministrit të Kosovës sesi do ta trajtojë më tej këtë çështje. Por unë the se kjo është një mundësi për të kërkuar dhe avancuar në dialogun mes dy vendeve.
Sot së bashku ne kemi shtruar në diskutim tema të rëndësishme mes dy qeverive. Mund t’ju them se jemi vërtet të motivuar, gjë që ishte shumë e qartë edhe në takimin tonë me synimin që këto marrëdhënie të përparojnë. Sot jemi dakordësuar edhe për vendosjen e një personi kyc si koordinator i kësaj përpjekje të përbashkët, i cili ka edhe 2 pasaporta, një detaj simbolik i rëndësishëm. Jam i bindur që do jetë një ndihmë për të mos lejuar që burokracia të bëjë atë që bën gjithmonë. Unë bashkë me delegacionin shqiptar jemi këtu që të konfirmojmë vullnetin e plotë dhe të shprehim dëshirën maksimale që marrëdhëniet tona të jenë fakt për lidhjen e 2 shteteve shqiptare.
Kryeministri foli për bilancin, ramë dakord për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në javën e dytë të nëntorit. Diskutuam edhe që dekada ku kemi hyrë i gjen shqiptarët në rajon më të fortë dhe mundësi më të mëdha. Shqipëria është në një pozicion që nuk e ka pasur asnjëherë më parë. Sapo ka kryer me sukses misionin e drejtimit të OSBE-së, bëhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Jemi të vetëdijshëm për sfidat për integrimin europian. Të dyja vendet tona i kanë bërë detyrat për ti marrë zhvillimet pozitive, por nuk varet nga ne se kur do të ndodhin por nga situata brenda BE-së.
Prej vitesh tanimë po e pengojnë BE-në të sillet si një forcë e vetme. Sa herë ju dha fjala Kosovës për liberalizimin e vizave, po ashtu edhe demarkacioni. Por megjithatë ne nuk kemi zgjidhje tjetër vecse të vazhdojmë me reformat.