16:39 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Serbia presion Kosovës: Asociacioni është vija jonë e kuqe, të themelohet tani

08:28 | 29/03/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia presion Kosovës: Asociacioni është vija jonë e kuqe, të themelohet tani

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviç, theksoi ditën e djeshme se situata e nxehtë politike në Kosovë është treguesi më i mirë se sa shumë luftoi Serbia në Ohër. Në një paraqitje të ftuar në TV Happy, ai ka deklaruar se është ushtruar presion ndaj Kosovës për të formuar atë që ka refuzuar me vite. “Në Prishtinë nuk mund të pajtohen me faktin se do të formohet Asosacioni.

Kur shikoni se sa dhunshëm po sillen në Prishtinë, gjithë kjo është një tregues se jemi në rrugën e duhur kur është fjala për marrëdhëniet tona me Kosovën e Metohinë, për të ruajtur popullin tonë”, tha Petkoviç. Ai shtoi se duhet aftësi politike, aftësi dhe guxim për të thënë atë që nuk është e pranueshme për popullin serb, dhe nga ana tjetër për të qëndruar në rrugën evropiane.

“Duhet të tregohemi të urtë dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur arrin të pajtohesh për BKS-në me të gjitha kompetencat, dhe nuk e shkel Kushtetutën e Serbisë, duhet aftësi dhe guxim të thuash: këto janë vijat tona të kuqe. Ne u kujdesem për çdo fjalë në propozimin evropian. Vuçiç tha qartë se ne jemi shtet sovran dhe se ne nuk do ta njohim as de fakto dhe as de jure pavarësinë e Kosovës e Metohisë dhe nuk do ta pranojmë anëtarësimin në OKB”, ka vlerësuar Petkoviç.  Ai ka shtuar se opozita në Serbi po bën njësoj si opozita në Prishtinë.

“Kanë thënë se BKS nuk do të thotë asgjë, pyesni njerëzit tanë në Kosovë e Metohi se çfarë do të thotë BKS për ta. Vetë fakti që në Prishtinë po reagojnë kështu tregon rëndësinë e BKS-së. Opozita nuk ka politikë, ata dinë vetëm të sulmojnë presidentin Vuçiç. Ashtu si luftoi Vuçiq në Ohër nuk mund ta bënte askush. Bëhet fjalë për mungesën e përgjegjësisë së tyre. Kur panë që asgjë nuk ishte nënshkruar thanë se nënshkrimi nuk ishte i rëndësishëm. Sigurisht që është e rëndësishme, prandaj nuk ramë dakord të nënshkruajmë asgjë”, tha Petkoviç.

Pas

VOA: Harta e re gjyqësore në Shqipëri, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi

Para

Padia e Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Apeli vendos nesër

Para
Padia e Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Apeli vendos nesër

Padia e Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Apeli vendos nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

Burg përjetë për Azgan Mërnicën, vrau efektivin e “Shqiponjave” pas një konflikti rrugor

Aksident rrugor në aksin Cakran–Gorishovë, dy të plagosur

KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj

Trump do të vendosë tarifë prej 25% për eksportet indiane, vendimi hyn në fuqi në 1 gusht

Tarifat doganore SHBA-BE, liderët të pakënaqur me Von der Leyen! Marrëveshja më e keqe në histori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.