Të mërkurën e ardhshme, parlamenti serb do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar për shkak të epidemisë Covid-19, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. “Të enjten nuk do të ketë më shtetrrethim”, tha ai në një intervistë me televizionin serb, TV Pink.
Vuçiç vendosi gjendjen e jashtëzakonshme më 15 mars dhe më pas vendosi kufizime të kontaktit dhe lëvizjes duke përfshirë edhe shtetrrethim natën dhe në fundjavë.
Ushtria serbe u vendos për të ruajtur kufirin, spitalet dhe qendrat e migrantëve si dhe për të ngritur spitale për pacientët e infektuar pa simptoma të rënda.
Serbia raportoi dje 102 raste të reja me koronavirus dhe katër vd*kje, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në rreth dhjetëmijë, ndërkohë që numri i jetëve të humbura ka shkuar në 193. Ndërkohë Shqipëria me një numër shumë më të ulët të të prekurve e ka zgjatur në mënyrë arbitrare gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të Qershorit.