Qeveria e Serbisë ka shkarkuar Misa Vaçiç, këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Djuriç. Djuriç ka arsyetuar shkarkimin e vartësit të tij Vaçiç, se ai është paraqitur rrejshëm si një këshilltar ndërkohë që ka qenë i angazhuar me kontratë të përkohshme.
“Misa Vacic me vendim timin ishte angazhuar në Zyrën për Kosovë dhe Metohi në bazë të një kontrate të përkohshme mbi vepër, në çështjet që kanë të bëjnë me aktivitete humanitare në krahinë, e jo si zyrtar apo këshilltar siç është prezantuar ai”, është shprehur Djuriç.
Megjithatë Djuriç pritet që të shpëtojë nga afera e trenit që ai ishte i përfshirë plotësisht. Madje për këtë ka reaguar edhe kryeministri Vuçiç “Djuric është një njeri i ndershëm dhe plotë passion… Nganjëherë e lus, ndalo ngapak” ka komentuar Vuçiç. (K.P/Shuplaka)