11:23 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Serbia zgjedh kryeministren e parë homoseksuale të propozuar nga Vuçiç

23:49 | 29/06/2017
në Te Gjitha
0
Serbia zgjedh kryeministren e parë homoseksuale të propozuar nga Vuçiç

Pas propozimit të presidentit Aleksandër Vuçiç, ligjvënësit serbë zgjodhën të enjten kryeministren e parë homoseksuale të vendit, Ana Brnabiç.

Parlamenti me 250 ligjvënës, votoi me shumicë dërrmuese (157 vota) për të zgjedhur 41 vjeçaren Ana Brnabiç, pas propozimit të presidentit Aleksandër Vuçiç, ndërsa 55 ishin kundër

Ajo hyri në politikë vitin e kaluar, në cilësinë e ministres për administratën publike, pas një karriere në fushën e biznesit dhe programeve të zhvillimit.

Brnabiç u shpreh se anëtarësimi në BE, do të jetë një nga përparësitë e saj kryesore. “Duke hyrë në Bashkimin Evropian, në bëhemi pjesë e shoqërisë së përbërë nga vendet më të drejta, më të hapura dhe më të kamura. Aty e ka vendin Serbia. Ne do të vazhdojmë politikën e ndërtimit të marrëdhënieve më të mira të mundshme me popullin rus dhe udhëheqësit e tij shtetëror” tha ajo një ditë më parë duke paraqitur programin e qeverisë.

Kabineti i propozuar prej saj, përfshinë disa ministra me orientime të qarta pro ruse, përfshirë edhe kandidatin për ministër të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, një politikan pro-rus, i njohur për qëndrime të linjës së ashpër kundër perëndimit dhe deklaratat nxitëse kundër shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

Brnabiç, tha të mërkurën se do të angazhohet për politikë të fqinjësisë së mirë, ndërsa bëri thirrje për ngritjen e shpejtë të asociacionit të komunave me shumice serbe në Kosovë, që ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vëzhguesit e shohin zgjedhjen e saj si një veprim për të kënaqur kërkesat e perëndimit që ngulë këmbë për përmirësimin e të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit LGBT në shoqëritë konservatore në Ballkan. Por, për shumë syresh, zgjedhja e saj nënkupton se fuqia qeverisëse do të vazhdojë të mbetet në duart e presidentit Vuçiç. Gjatë tërë fjalimit të saj në parlament ajo ju referua mbështetjes së tij për çdo veprim si kryeministre. (S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: Aleksandar VucicAna Bërnabiçkryeministreserbi
Pas

Gjermania kalon në finale përballë Kilit, mund Meksikën 4-1 (VIDEO)

Para

Situata në PD, reagon Mesila Doda: Më së fundi filluan të flasin, kam frikë se është tepër vonë, uzurpimi është bërë

Para
Situata në PD, reagon Mesila Doda: Më së fundi filluan të flasin, kam frikë se është tepër vonë, uzurpimi është bërë

Situata në PD, reagon Mesila Doda: Më së fundi filluan të flasin, kam frikë se është tepër vonë, uzurpimi është bërë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Shiu fik zjarret në gjithë Qarkun Dibër

Flet nëna e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec: Djali im nuk vriste as një mizë

U mbyt në Drinin e Zi në Kukës! Identifikohet viktima

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.