Ditën e sotme Serbia do të shkojë në zgjedhje për të votuar për Presidentin e Ri. Duke nisur nga ora 07:00, deri në 20:00, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e shtetit.
Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 vende votimi Qendra votimi janë hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe.
Kështu, në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues. Kandidatët që garojnë për president janë kryeministri Aleksandar Vuçiç, Vojislav Sheshelj, Sasha Jankoviç, Vuk Jeremiç, si dhe Luka Maksimoviç. (E.K/SHUPLAKA)