03:19 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Seria 2/ Alket Hyseni paditet sërish për zaptim pronash, kush është biznesmeni me të cilin është në konflikt

07:42 | 29/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seria 2/ Alket Hyseni paditet sërish për zaptim pronash, kush është biznesmeni me të cilin është në konflikt

Emri i deputetit Alket Hyseni përfshihet sërish në hije skandali me tokat në bregdet. Ndërtuesi i një fshati turistik në Golem, e ka paditur në vitin 2014, Hysenin se i kishte zaptuar një sipërfaqe toke pranë viles tre katëshe që deputeti kishte blerë në vitin 2007 në plazh.

Një vilë 3-katëshe që ndodhet në Golem në një fshat turistik ku shumë politikane dhe deputetë kanë shtëpitë e tyre të pushimit, fshat që është ndërtuar nga kompania “Musaj and CO” dhe në vitin 2006 deputeti Alket Hyseni ka blerë një vilë me vlerën 190 mijë euro.

Vila në plazh ka tre kate, katër dhoma gjumi, dy dhoma ndenje, katër tualete, verandë dhe oborr 500 metra dhe siç dëshmojnë banorët e fshatit përdoret zakonisht në kohë pushimesh nga familja e deputetit Alket Hyseni, i cili disa ditë më parë u akuzua nga një banorë e Dhërmiut për përvetësim të një tokë në atë zonë, duke u favorizuar nga posti shtetëror si drejtues i Task Forces që do verifikonte tokat në bregdet.

”Top Channel” disponon kontratat e shit-blerjes, së kësaj vile, për të cilën Alket Hyseni është futur në konflikt me pronarin e fshatit turistik.

Sipas pronarit të fshatit dhe dokumenteve që ai zotëron pasi ka blerë një truall prej 500 m katror Alket Hyseni ka zaptuar në fshatin turistik dhe 500 metra të tjera në të cilat fillimisht ka nisur të ndërtojë, pasi ndërtuesi dhe pronari i fshatit ka kallëzuar deputetin në Prokurori dhe pranë INUK të Durrësit, në vitin 2014 kjo shtesë u ndërprere. Megjithatë Prokuroria nuk ka ndërhyrë dhe kallëzimi është rrëzuar. Në këtë kohë, pra në vitin 2014, Alket Hyseni mbante pozitën e njeriut që kontrollonte gjithë tokat e bregdetit.

Fatmir Musaj i tha ”Top Channel” se INUK e ndali ndërtimin, ndërsa Hyseni pas këtij veprimi, tokën prej 500 metrash e futi në rrethimin e oborrit të tij.

Musaj thotë se çështja nuk është zgjidhur ende, ndërsa atë vit Prokuroria e Kavajës e mbylli hetimin. Kjo sipërfaqe toke prej 500 metrash është ende në rrethim ndërsa ndërtuesi i fshatit turistik ka pretendime edhe për saktësinë e regjistrimit të pronës në zyrën e hipotekës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: Alket HyseniHyseni
Pas

SHTYPI I DITËS. 29 MARS 2018

Para

Vite më parë ”theu” rrjetin me videon ku rrihte një djalë, ish-gangsterja Trejsi e penduar

Para
Vite më parë ”theu” rrjetin me videon ku rrihte një djalë, ish-gangsterja Trejsi e penduar

Vite më parë ''theu'' rrjetin me videon ku rrihte një djalë, ish-gangsterja Trejsi e penduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.