03:32 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Seria e atentateve/ Vrasja e vëllezërve Bilali, zbulohet emri i të dyshuarit kryesor. Është nipi i… (Detaje)

09:12 | 26/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga atentati ndaj Lulzim Kullës, te përplasja mes Licajve dhe Bajrave. Atentatet që tronditën kryeqendrën e Veriut

Ibrahim dhe Astrit Bilali, dy viktimat e atentatit

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë zbardhur vrasjen e dy vëllezërve Bilali, që ndodhi në 30 Mars në Shkodër, ku dy viktimat u ekzekutuan në derën e banesës së tyre. (lexo edhe ketu) 

Faxweb mëson se personat e arrestuar janë Arsen Stojku dhe Myslym Rama, ndërsa i dyshuari kryesor sipas burimeve është Ibrahim Lici, të cilit i vranë xhaxhanë në Gusht të 2018, Fatbardh Lici.

Pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi është e njohur përplasja mes fiseve Lici me fisin Bilali dhe Bajri, nga konflikti mes tyre vetëm vitin e fundit ka pasur 10 viktima.

Nga Policia u arrestua Arben Stojku 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe  Myslym Rama., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Po ashtu janë shpallur në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe  e shtetasit D. B.,  29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Arsen Stojku dhe Myslym Rama

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet vrasja e dyfishtë, e ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Bilali.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhe”

Operacioni me metoda speciale të hetimit nga DVP Shkodër, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në pranga dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes. Shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë.

Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 30 mars 2019 ku mbetën të vrarë dy vëllezër, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u ngrit një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë  së Forcës së Posaçme  Operacionale në Policinë e Shtetit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Livadhe” duke u finalizuar me  ekzekutimi i urdhrave të  ndalimit, datë 25.04.2019, të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndalimin e shtetasve:

– A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

– M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe  e shtetasit D. B.,  29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Si rezultat  i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 2 ne kerkim2 te arrestuarAstrit Bilaliibrahim licivellezerit bilalizbardhet vrasja e vellezerve bilali
Pas

85 organizata peticion Donald Tusk: Mos shtyni hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Para

I la në pritje Papën dhe Merkelin, Putin habit me korrektësinë ndaj Kim Jon Un (Prapaskenat e takimit)

Para
I la në pritje Papën dhe Merkelin, Putin habit me korrektësinë ndaj Kim Jon Un (Prapaskenat e takimit)

I la në pritje Papën dhe Merkelin, Putin habit me korrektësinë ndaj Kim Jon Un (Prapaskenat e takimit)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.