Prej disa ditësh emri i Adriatik Llallës është një nga më të lakuarit, për shkak dhe të akuzave nga ana e ambasadorit Donald Lu mbi afera korruptive.
Po a ka nisur apo jo procedimi ndaj ish-kryeprokurorit të vendit?! I pyetur mbi lajmet e përhapura në lidhje me një urdhër arresti të mundshëm ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Sokol Hazizaj, avokati i Llallës është shprehur se “unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin”.
“Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, është shprehur më tej Hazizaj për tesheshi.co.
‘’Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.
Deklarimi i Sokol Hazizajt është deklarimi i parë zyrtar i përfaqësuesit ligjor të ish-Kryeprokurorit.
(E.K/FAXWEB.AL)