22:46 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

14:07 | 30/05/2025
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Shqipëri-Serbi do të jetë sfida e shumëpritur për shqiptarët anembanë globit, një përballje jo sit ë tjerat që sigurisht nuk zgjat vetëm 90 minuta. Një histori e gjatë marrëdhëniesh jo të mira mes dy popujve, të cilat prekën edhe futbollin, në Tetorin famëkeq të 2014. Gjithsesi përtej dozes emocionale që natyrshëm kjo sfidë mbart, është momenti të ndalemi sigurisht edhe tek ata të cilët do të zbresin në fushë, e që do të jenë aktorët kryesorë të “betejës” sportive që do të mbërthejë kryeqytetin mbrëmjen e 7 Qershorit në “Arenën Kombëtare”.

Nëse flasim për cilësi në fushë, të dyja skuadrat kanë përparuar në këtë drejtim, mjafton të shohim klubet se ku ata luajnë. E përditshmja sportive “Panorama Sport” ditën e sotme ka nënvizuar një fakt shumë interesant, teksa thekson se klubet e Serie A mbizotërojnë në radhët e të dyja skuadrave. Një tregues ky i faktit se sa shumë mirë njihen me njëri tjetrin këta futbollistë, duke qenë se i shohim të përballen çdo fundjavë në Serie A.

Alen Sherri, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Ramadani, Asllani, Berisha janë futbollistët kuqezi që aktivizohen në kampionatin Italian, por jo më mbrapa mbesin serbët, me teknikun Dragan Stojkoviç që ka në gjirin e skuadrës së tij plotë 4 futbollistë që luajnë në Apenine: Pavloviç dhe Joviç tek Milan, Lazar Samardzig tek Atalanta si dhe Dusan Vlahoviç i Juventusit.

 

Një sfidë Brenda sfidës sigurisht pritet të jetë edhe përballja mes tyre në “Arenën Kombëtare”.

 

Pas

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Para

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Para
Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.