Janë luajtur disa takime ditën e sotme në Serie A. Në mesditë, u luajt sfida mes Frosinones dhe Juventusit. Bardhezinjtë vijojnë me serinë pozitive të rezultateve, pasi trimfuan 1-2. Yildiz ishte i pari që zhbllokoi ndeshjen për Juventusin në minutën e 12′ dhe pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, vendasit u zgjuan dhe arritën të barazonin rezultatin me Baez në të 51-tën.
Në minutat e mbetura, Allegri bëri disa zëvëndësime në formacion duke futur në lojë edhe serbin Vlahovic. E pikërisht do të ishte ai që në të 81-tën do të shënonte golin e fitores për Juven pas një asisti të McKennie. Fitorja e çon Juventusin në kuotën e 40 pikëve, 1 më pak se Interi.
Ndërkohë në takimet e tjera, surpriza e këtij sezoni, Bologna e Thiago Mottas mundi 1-0 Atalantën në “Dall’Ara”. Goli u shënua në fundin e lojës nga Ferguson.
Sakaq, Torioni dhe Udineze u ndalën në një barazim 1-1.
Në orën 18:00 pritet të luajë Inter-Leçe dhe Verona-Cagliari. Ndërsa në mbrëmje do të jetë supersfida Roma-Napoli në Olimpico.