18:17 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sërish blof me propagandën, Veliaj përdor foto të vjetra edhe për rastin e tërmetit

20:23 | 22/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sërish blof me propagandën, Veliaj përdor foto të vjetra edhe për rastin e tërmetit

Pasditen e djeshme Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter, i cili u pasua nga shumë lëkundje të tjera, ku më e fuqishmja ndodhi 8 minuta pas goditjes së parë dhe ishte me magnitudë 5.2 ballë e shkallës Rihter.

Lëkundjet e fuqishme shkaktuan mbi 100 persona të plagosur me lëndime të lehta si dhe dëme të shumta materiale, në ndërtesa, apartamente, shtëpi banimi dhe objekte të tjera, kryesisht në qytetin e Durrësit, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit dhe në Tiranë.

Tërmeti u cilësua nga IGJEUM si më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

Lidhur me tërmetin e fuqishëm, ka reaguar edhe Erion Veliaj, i cili pasi “iu qau hallin” për dy muaj rresht banorëve të kryeqytetit për mungesën e ujit të pijshëm, së fundmi ka vendosur të shprehë “gatishmërinë” e tij ndaj të prekurve nga tërmeti.

Veliaj ka publikuar në faqen e tij të “propagandës” në “Facebook”, se tek Bashkia e Tiranës është ngritur një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Ai shkruan:

Aktivitetet për fëmijët ? do të vazhdojnë normalisht – dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën! ❤ Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pikë ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba dhe ushqime kur të dalësh. ? #TiranaStrong ?

Mirëpo fotot e përdorura në këtë postim, rezultojnë të jenë ato që jenë realizuar disa muaj më parë, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të Qarkut të Korçës, të cilët u prekën nga tërmeti i 1 qershorit të këtij viti.

Që Veliaj e përdor propagandën e tij thuajse në çdo postim dhe dalje të tij në media, kjo nuk përbën diçka të re, por që të përdorësh propagandën edhe në një fatkeqësi natyrore si kjo, është vërtet diçka e neveritshme dhe fyese ndaj qytetarëve./joq/

Pas

Situata del jashtë kontrollit në emision, vajza përballet me të dashurën e babait (Video)

Para

Ishin shoqe të ngushta, ja pse dy modelet e shqiptare nuk flasin më bashkë

Para
Ishin shoqe të ngushta, ja pse dy modelet e shqiptare nuk flasin më bashkë

Ishin shoqe të ngushta, ja pse dy modelet e shqiptare nuk flasin më bashkë

Discussion about this post

 



Të Fundit

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

Zelensky reagon pas bisedës me Trump: Falënderojmë presidentin që mbështet mbrojtjen e jetëve ukrainase

Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, 4 viktima dhe 50 të zhdukur

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.