00:26 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Sërish dhunë ndaj grave? Fikni televizorin

12:19 | 30/09/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Sërish dhunë ndaj grave? Fikni televizorin

Nga Evis Nasto

Thikë, sqepar, armë zjarri e deri tek hedhje nga kati i katërt i pallatit…forma e mjete të ndryshme që i shërbejnë të njëjtit qëllim: vrasjes së bashkëshortes, nënës së fëmijëve, gruas. Nuk është skenar i një filmi, por ajo çka po ndodh përreth nesh në jetën e përditshme. Bashkim dhe Demirka Mekolli në Blacë të Pogradecit,  Fadil Kasemi dhe Fildez Hafizi në Tiranë, Fredi e Liljana Ruko në Fier, Shefit dhe Liljana Hatillari në Roskovec jane veëem 4 ngjarjet e fundit të rregjistruara në polici dhe të raportuara më pas në media nga seria e femicidit që çdo ditë e më shumë po merr përmasa tronditëse në Shqipëri, jo vetëm për nga makabriteti i aktit, por dhe gjakftohtësia me të cilën “xhelatët” rrëfejnë më pas për krimin. Pikërisht atëherë kur gjaku i krimit në familje nuk është tharë ende dhe njerëzit mendojnë se është arritur kulmi i monstruozitetit të dhunuesve të grave, një tjetër ngjarje “pasuron” kronikën e zezë duke zgjatur në pafundësi listën e grave që bien viktima të burrave të tyre. Një listë që vetëm këto dy muaj është shtuar me 4 viktima të tjera. Duket gati si një “sëmundje ngjitëse” nga shpeshtësia me të cilën ndodhin dhe raportohen në media. Madje me këtë frekuencë vrasjesh, lind pyetja nëse bërja jehonë në media e rasteve të krimit në familje rrezikon të shëndrrohet në një “boomerang” që stimulon akte të ngjashme?

Lorella Zanardo, kolumniste e të përditshmes italiane “Il Fatto Quotidiano” është ndër zërat që mendon se raportimi në media i rasteve të dhunës ndaj grave nuk duhet të cilësohet si kronikë e zezë, por si “politikë e keqe” që nuk ka të bëjë vetëm me gjysmën e popullsisë por me të gjithë shoqërinë. Teksa evidenton trefishimin e kohës që njerëzit shpenzojnë për informim për shkak të përdorimit të smartphone-ve,  Zanardo flet për rritje të përgjegjësisë së mediave klasike dhe atyre të reja në përzgjedhjen e informacionit dhe modeleve të dobishme që duhet të propagandohen në media sa kohë që ato ushtrojnë një ndikim në rritje tek masa. Por çfare duhet konsideruar si e dobishme?

Për gazetarët amerikanë Bill Kovach dhe Tom Rosenstiel, autorë të librit “Elementet e Gazetarise”, i vlerësuar me çmimin prestigjioz Goldsmith Book Prize që akordohet çdo vit nga Universiteti i Harvardit, qëllimi i profesionit të gazetarit lidhet me diçka krejtësisht bazike: ndikimi që ka një lajm në jetët e njerëzve. Lajmi është pjesë e komunikimit që na mban ne të informuar në lidhje me dinamikën e ngjarjeve, çështjeve dhe personazheve të njohur të botës që na rrethon. Ndaj përpos argëtimit dhe interesit që mund të ngjallin lajmet që raportohen në mediat klasike dhe në portale e rrjete sociale, në thelb përfaqsojne si vlerë më të rëndësishme: dobinë e fuqizimit të publikut përmes mbajtjes së tij të informuar.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave nuk duhet mohuar fakti se informimi publik mbi raste të tilla në një shoqëri patriarkale sikurse kjo shqiptare, ku gojëdhënat e popullit kanë trashëguar ndër breza, aksiomën “kush të rreh, të do” ka fuqizuar ndjeshëm gratë në betejën kundër fenomenit. Ato  janë shumë herë më të ndërgjegjsuara për të denoncuar bashkëshortët e tyre të dhunshëm.Nuk kanë frikë të largohen nga banesa dhe të kërkojnë ndihmë kur e kuptojnë se jeta e tyre është në rrezik. Megjithatë statistikat e publikuara nga burime zyrtare tregojnë për një rritje të numrit të grave të dhunuara, nga 2800 në vitin 2014, në 4 mijë të tilla në vitin 2016-të. Shifrat dëshmojnë për një proporcion të zhdrejtë mes rritjes së ndërgjegjsimit dhe reduktimit të fenomenit. Më shumë gra që denoncojnë fenomenin nuk po përkthehet në më pak burra që dhunojnë. Ndoshta fushata ndërgjegjsuese gjatë periudhës së 16 ditëve të aktivizmit kundra dhunës ndaj grave ka dështuar në përfshirjen e më shumë burrave, të cilët edhe pse i përkasin asaj kategorie sociale prej nga gjenerohet dhe dhuna ndaj grave, e perceptojnë problemin si diçka jasht botës së tyre, sa kohë që nuk i prek. Pikërisht në këtë drejtim media duhet të luajë një rol të rëndësishëm, duke u rrekur të mos portretizojë vetëm modele burrash që dhunojnë derisa i marrin dhe jetën grave për motive krejtësisht të dobëta dhe banale. Burra që u bëjnë thirrje burrave të tjerë që të ndalin këtë sagë vrasjesh që duket se nuk po ka të sosur. Janë modele që nëse përcillen permes medias mund të sjellin ndryshimin. Ashtu sikurse kjo media ka fuqinë për t’i orientuar njerëzit se si të vishen, çfarë të hanë, dhe si të rrisin fëmijët e tyre dhe deri se çfarë duhet të mendojnë sigurisht që ka fuqinë për të ndikuar në reduktimin e këtij fenomeni që po shënjon në mënyrë të përgjakshme shoqërine tonë.

Nëse nuk jemi në gjëndje të bëjmë diçka të tillë, dhe nuk ia dalim të ndalojmë këtë dallgë gjithnjë e më në rritje të vrasjeve të vajzave dhe grave të pafajshme, atëherë fikni televizorin! Fikini të gjitha mediat!

 

Etiketa: evis nasto
Pas

Donald Lu nga Rrësheni: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë

Para

Berisha: Krimi i organizuar në Elbasan është krim shtetëror i organizuar

Para
Berisha sulmon Pjerin Ndreun: Shikoni si mbron njëkohësisht policinë dhe bandat, nga policia është larguar me akuzën për një vrasje

Berisha: Krimi i organizuar në Elbasan është krim shtetëror i organizuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.