30 persona janë shoqëruar nga policia në portin e Durrësit. Të shoqëruarit në komisariat janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.
Shoqërimet lidhen me një kontenier bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.
Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Nderkaq nga policia nuk ka ende nje njoftim zyrtar ne lidhje me ngjarjen.
Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.