Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar së fundmi datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale në shtetin kosovar. Mësohet se ato do të zhvillohen më 22 tetor 2017, datë kjo e propozuar nga shumica e partive politike përfaqësuesit e të cilave u mblodhën paradite në zyrën e tij për t’u këshilluar rreth kësaj çështjeje.
Mësohet se Thaçi ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Këto zgjedhje janë vendimtare për caktimin e kryetarëve të 38 komunave dhe organeve të tjera të qeverisjes lokale në Kosovë. Zhvillimi i tyre vjen pas zgjedhjeve të parakoshme vendore që u zhvillohen në datën 11 të këtij muaji.
(XH.A/SHUPLAKA)