Me mijëra persona janë mbledhur në Shkup përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër marrëveshjes të arritur mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re. Ato nisën menjëherë pasi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, dorëzoi në Presidencë firmat.
Partitë shqiptarë i siguruan mbështetjen e tyre Zaevit për krijimin e qeverisë së re, gjë që nuk mbështetet nga të VMRO-DPMNE.
Protesta e tyre u zhvillua kundër Gjuhës Shqipe, e cila është gjuhë zyrtare vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë.
Ata kanë marshuar pa incidente nga godina e qeverisë drejt asaj të parlamentit, duke kënduar himnin dhe duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej “Jo përdorimit të shumë gjuhëve” dhe “Kjo është vija jonë e Kuqe”.
Pas 11 viteve pushtet, ata iu bashkangjitën protestës së organizuar me moton “Ta mbrojmë Maqedoninë” në organizim të lëvizjes joformale qytetare “Të bashkuar për Maqedoninë”. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post