Italia fatmirësisht po bie numri i viktimave nga koronavirusi.
Rëniet e lehta të ditëve të fundit japin shpresë për shtetin fqinj i cili po përballet prej javesh me një bilanc lufte nga viktimat si pasojë e koronavirusit.
Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 525 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 22,170 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3.786 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 168 mijë të infektuar në total..
Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga virusi.