Një mjet është dëmtuar gjatë natës me lëndë shpërthyese në Vlorë.
Ngjarja është shënuar në fshatin Kaninë ku është konstatuar se gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Ilirjan Yzeiraj.
Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit Ilirjan Yzeiraj, dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autoritëve.
(M.Q/Faxweb)