Shkodra është tronditur sërish nga një shpërthim me tritol mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 në lagjen Tophanë.
Tritoli ishte vendosur në një garazh, i cili është në pronësi të shtetasit Dedë Kiri.
Fatmirësisht nga shpërthimi raportohen vetëm dëme material, pasi ngjitur me garazhin janë dy dyqane ndërsa sipër tyre ndodhet shtëpia e pronarit të garazhit.
Shkaku i kësaj ngjarje është ende i paqartë, ndërsa policia ka rënë në gjurmët e autorëve dhe në ndjekje e tyrë. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se kanë qenë disa persona.
Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për kapjen e autorëve.
(E.K/FAXWEB)