Takimet mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Metaduket se nuk po njohin më programim. Edhe pse nuk është e enjte ata janë takuar sërish sot në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Zhvillime të vrullshme kanë ndodhur këto ditë në skenën politike e sidomos mes dy partive kryesore të koalicionit qeverisës. Kafja e së mërkurës ka qenë një zakon i krerëve të qeverisë, po këtë herë ky takim mes tyre pritet ”me frikë” për ndonjë suprizë tjetër.
Sharkimi i Manjanit, akuzat e Lefter Kokës, deklarata e djeshme e Metës që nëse PS ka sot 71 vota në qeveri LSI largohet nga koalicioni, kundërpërgjigja e Ramës. Të gjitha këto të japin idenë e një përçarje të madhe. Ditën e nesërme do të ketë sërish seancë plenare, ku palët edhe njëherë tjetër do të përpiqen të masin forcat mes tyre.
Takimi ka zgjatur për rreth 50 minuta në mbyllje të tij asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklarim për mediat për çka u fol. (E.K/SHUPLAKA)