Një 29-vjeçar në Vaun e Dejës është zhdukur prej dy ditës pa lënë asnjë gjurmë. Sipas policisë 29-vjeçari është larguar nga banesa që më datën 10 shtator dhe nuk dihet fati i tij.
Denoncimi në polici është bërë nga babai i tij.
“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, njofton policia.
Kujtojmë që në Shkodër përveç disa ngjarjeve të rëndë kriminale që rezultuan me 6 të vrarë, ka pasur dhe dy persona të zhdukur.
Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës ishin larguar nga banesa më 23 gusht dhe nuk ishin kthyer më. Akoma nuk dihet asgjë për fatin e tyre. (B.H/Faxweb)