Kur duhen edhe 10 ditë nga 2 marsi, Presidenti Meta ka postuar një tjetër mesazh në rrjetin social Facebook, duke ftuar të gjithë shqiptarët që ti bashkohen tubimit në mbrojtje të Kushtetutës.
Duke iu referuar një artikulli të botuar në “Monitor” për përfshirjen e Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave, Meta shkruan: Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Nisur nga ky fakt, por mbi të gjitha për atë që kreu i shtetit e quan “grusht shteti” bën sërish thirrje:
“Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”.
Shqipëria është i vetmi shtet europian, se bashku me Islandën që gjendet në listën gri të shteteve, për pastrimin e parave, së bashku me vende të botës së tretë.
Lexo edhe lajmin:
Shqipëria futet sërish në listën gri të pastrimit të parave, i vetmi shtet europian së bashku me…