Deputeti socialist Spartak Braho, i cili pohon se eshte per lista te hapura, si e vetmja menyre per nje Kuvend te denje, sjell ne kujtese episode nga zgjedhjet e vitit 1996 dhe urdhërin për të másakruar Servet Pëllumbin, nënkryetarin socialist.
Ne nje interviste per Dita, Braho, tregon se kush e dha atë urdhër dhe kush i manipuloi zgjedhjet. Ishte 28 maji i vitit 1996, kur pre e dhùnes rane figura te njohura te PS-se, si Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Luan Hajdaraga, Skënder Gjinushi, Gaqo Apostoli, Paskal Milo etj.
Braho tregon se pa arritur te 4 rruget e Shijakut, grupe militantesh te PD kishin bllokuar rruget, nderkohe qe nga radiot policore degjoheshin urdherat qe jepeshin. “Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara.
Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, másakrojeni, po po másakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde”- tregon ai.
Intervista e plotë me deputetin Braho:
Zoti Braho, jemi në kulmin e përpjekjeve dhe të debatit që po bëhet për reformën zgjedhore. Si ju duken këto përpjekje dhe a do të kemi vërtet një kod zgjedhor ashtu si e duan zgjedhësit?
Ka dy gjëra që duhet të kemi parasysh: Është tjetër dëshira dhe tjetër realiteti. Zhurma duket e madhe, por ndryshimet që pritet të bëhen nuk janë aq të thella sa mendohet. Projektligji nuk ka mbërritur ende, nuk është diskutuar në komision, por nga zhurma mediatike kamë vënë re se nuk duan që të preket thelbi io ligjit, çka do të thotë se do të kemi ca arnime të ligjit ekzistues, asgjë më shumë.
Le të flasim më konkretisht. Çfarë mendoni ju se nuk shkon dhe është thelbësore dhe që duhet të ndryshohet?
Ka kaq vjet që flitet për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 që ishin një másakrim i kodit. Listat e mbyllura, apo ato që bëjnë kryetarët rezultuan një dështim i vërtetë. Po që se nuk do të kthehemi tek listat e hapura, do të thotë se edhe në vazhdim do të kemi shumë probleme, sidomos me nivelin e përfaqësimit në Kuvend. Unë jam për listat e hapura. Në vitin 2008 unë kam qenë ndër ata që u futa në grevë urie. Është i njëjti qëndrim që kam edhe sot. Unë habitem me disa që atëherë, pra para 12 vitesh ndanim të njëjtin qëndrim, ndërsa tani e kanë kthyer fletë. Vetëm kështu do të kemi një parlament më të mirë, një parlament me personalitete.
Dakord, Spartak. Por a ka kohë për ta bërë këtë?
Ka kohë sa të duash po të ketë dëshirë. Në vitin 2008 ndryshimet u bënë brenda një nate. Nuk është problem koha, por vullneti politik për të bërë më të mirën e mundshme.
Këtë vullnet duket se po e shpreh opozita. Të paktën PD dhe LSI, të cilat hedhin dyshime të forta mbi manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme nga PS dhe Edi Rama. Ju i merrni në konsideratë këto vërejtje?
Aspak. Këto vërejtje, propozime dhe dyshime kanë vetëm një burim frymëzimi: Sali Berishën. Dhe është pikërisht ai, kryehajduti dhe kryedhùnuesi i zgjedhjeve në Shqipëri. Model i pakapërcyeshëm për manipulimet e zgjedhjeve mbeten ato të 26 majit 1996. Unë i kam përjetuar drejtpërsëdrejti ato…
Mund të na tregoni ndonjë gjë më konkrete?
Natyrisht. Kishte filluar fushata e zgjedhjeve elektorale që do të mbaheshin më 26 maj. Si kudo edhe në Durrës, dega e PS, ishte organizuar të hynte në zgjedhje për të fituar, pasi dukej qartë që qeveria Meksi kishte marrë tatëpjetën. Ishte koha dhe viti kur firmat piramidale po shkonin drejt degradimit, ku megjithëse presidenti Berisha për të qetësuar situatën deklaroi se “paratë e shqiptarëve janë të sigurta”, një pjesë e popullsisë që kishte futur paratë në këto firma ndjehej e nervozuar dhe e zemëruar.
Në strukturat policore ndërkohë ishin bërë ndryshime dhe lëvizje të drejtuesve të tyre. Në Durrës ishte emëruar Artan Kalaja, një ish mësues nga Kruja, i përfolur si dorë e fortë që mori përsipër detyrën e Drejtorit të Policisë. Të gjitha këto lëvizje dhe emërime në polici të linin të kuptohej se bëhëshin për një qëllim dhe zgjedhjet nuk do ishin të qeta. Siç ndodhi realisht më 26 maj. Dhùna, terrori, rrahjet, manipulimi dhe vjedhjet e fletëve të votimit në qendrat e votimit, çuan në largimin e komisonerëve të PS. Kështu u realizua “fitorja e Partisë Demokratike”. Në shumë qendra votimi rezultatet kaluan edhe shifrën 120%.
Po atë ditë, nëpërmjet një deklarate në emër të Kryesisë së PS në Hotel Tirana, prof. Sabit Brokaj pasi vuri në dukje tërë maskaradën e zgjedhjeve, deklaroi se PS nuk i njeh ato, duke vënë në dijeni edhe organizmat ndërkombëtarë, të cilat pas disa ditësh e kuptuan se çfarë kishte ndodhur në Shqipëri. Por, le të vijmë te data 20 maj i atij viti. Për të treguar një ngjarje të rëndë në mitingun e degës së Partisë Socialiste të Durrësit. Në këtë takim priteshin të vinin për të ndjekur anëtarët e kryesisë prof. Servet Pëllumbi, prof. Sabit Brokaj, prof. Katriot Islami, Prof. Ethem Ruka, Ndre Legisi, Bardhyl Agasi, etj., drejtues lokalë.
Si u ushtrua dhùna para dhe paszgjedhore, Spartak?
Atë po tregoj. E parandjeja dhe intuita profesionale më thoshte se Berisha do të bëntë çmos që zgjedhjet t’i manipulonte dhe fitonte me çdo kusht. Policia, SHIK dhe kontigjenti kriminal, të cilët ishin liruar disa ditë përpara nga burgu do të ishin skalioni kryesor që do të përdornin dhùnën dhe presionin mbi militantët e PS dhe zgjedhësit. I shqetësuar për këtë parandjenjë bisedova me një ish oficer policie i liruar, D. Ibrahimi se ç’duhej të bënim. Shëmbyem mendime dhe ramë dakort që veprimet e policisë dhe të SHIK-ut t’i monitoronim duke interceptuar valët radiofonike që përdoreshin prej tyre.
Sajuam aparaturat dhe një sasi radiosh që përdoreshin nga policia duke i instaluar në shtëpinë e një militanti në Sukth. Kjo bëri të mundur që të penetronim sa mundej në komunikimet në çdo orë të ditës duke ndjekur me kujdes të gjitha urdhërat dhe porositë që përgatiteshin për të realizuar goditjet dhe arrestimet nga shtabi policor i Artan Kalasë në Durrës dhe Agim Shehut në Tiranë. Në këto komunikime kuptohej qartë se ishte vendosur që mitingu elektoral i PS në Durrës të sabotohej e të mos lejohej të zhvillohej. Këtë të dhënë ja përcolla Qendrës duke i vënë në dijeni të këtij parashikimi.
Në datën 20 maj ne prisnim në Vorë drejtuesit e PS për t’i shoqëruar ata rrugës për në Durrës. Aty për aty bisedova me Bardhyl Agasin që ishte kryetar i degës së Partisë për të bërë një devijim. Dhashë porosi që të ktheheshin papritur në fshatin Manzë duke organizuar aty një takim spontan. Kjo manovër u bë edhe për të parë si do të reagonin ata që na ndiqnin pas.
Takimi i improvizuar në Manzë u realizua me sukses, por agjentët e policisë dhe të SHIK-ut që shoqëronin autokolonën ky devijim i gjeti pa përgatitrur. Pas 30 minutash autokolona mori drejtimin për në Durrës dhe në radio u dëgjuan thirrje të egra të Agim Shehut dhe Artan Kalasë të cilët bëetisnin “pse u lejua takimi në Manzë” dhe të ndalohej me çdo kusht lëvizja e autokolonës në hyrje të qytetit të Shijakut, tek 4-Rrugët. Pa arritur atje u njoftuam se te 4- Rrugët grupe militantësh të PD kishin bllokuar rrugët në drejtim të Durrësit.
Bisedova me prof. Servetin me të cilin isha në një makinë dhe pasi i sqarova situatën, i sugjerova ndërrimin e makinave. Ashtu u bë! Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ne që i shoqëronim hipëm në makina të tjera që u morën nga militantët tanë dhe ndërkohë që automjetet zyrtare ndaluan pa u futur te 4-Rrugët, ne ecëm me shpejtësi përmes turmës së egërsuar të militantëve të cilët nuk e kuptuan këtë manovër dhe nuk arritën të identifikojnë personat. Kështu u evitua bllokimi dhe përplasja në Shijak. Por problem ishte si do të hynim në Durrës. Ecnim drejt qafës së Rrashbullit, në drejtim të Shkozetit, drejt hyrjes së Durrësit, Urës së Dajlanit.
Pikërisht aty, u panë grumbullime të tjera militantësh të PD që ulërinin me shkopinj në dorë që ulërinin duke shquar midis tyre një sërë fytyrash me precedent penal. “Mbajini aty, mos i lini të futen, nxirrini nga makinat, bjeruni dhe digjuni makinat” ishin urdhërat që dëgjonim nga radiot. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, másakrojeni, po po másakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde.
Po më tej si rrodhën ngjarjet?
“Çdo bëjmë profesor” i thashë. “Të ecim përpara” tha me qetësinë e tij. Urdhërova shoferin e makinës që të kthehej me shpejtësi majtas drejt rrugës që të çonte drejt Portit Detar. Makinat e tjera na ndoqën pas. Devijimi ishte i papritur dhe i paparashikuar për ata që kishin vendosur të na másakronin. Ndoshta menduan se ne u kthyem mbrapsht përsëri për në Tiranë. Të çliruar nga bllokimi ecëm me shpejtësi për t’u futur nga Porti, në Bulevardin Kryesor që të çonte te Pallati i Sportit ku prisnin mijëra simpatizantë.
Arritëm në rrugën e Pallatit të Sportit. Zbritëm dhe ecëm në drejtim të tij të rrethuar nga turma e popullit që na priste me entuziazëm. Me kujdes, duke mbajtur profesorin pashë midis turmës edhe disa fytyra të dyshimta që ishin përzier dhe që synonin të futeshin brenda në sallën e Pallati të Sportit. Ecnim me vështirësi dhe disa metra para hyrjes kryesore pashë dikë që nxorri një thikë apo kaçavidë dhe po shtyhej në drejtimin e grupit kryesor. Ky është ai i másakrës, mendova. Dhe dikujt, nuk më kujtohet, i bëra me shenjë duke i thënë “mbërthejeni atë mut”, duke e treguar me gisht.
Por rreziku nuk kishte kaluar. Pikërisht, në hyrje të derës së Pallatit të Sportit, pjesa e sipërme e të cilës ishte veshur me xham, u zgjat një shufër e gjatë hekuri dhe goditi në drejtim të kokës së profesorit. E pashë personin, ishte L. Dauti së bashku me vëllanë e tij. Xhami u thye në mes dhe një copë e madhe në formë trekendëshi me majë poshtë mori drejtimin për të rënë mbi kokat tona, ku më pranë ishte profesori. E shtyva profesorin me forcë që ta kalonte edhe atë gjysëm metri të derës. Copa e rënë e xhamit ra me forcë mes trupave tanë, por profesori kishte shpëtuar. Një shoqëruesi tij shtrëngonte dorën e gjakosur. Mesa duket xhami kishte goditur atë.
U futëm në sallën e elektrizuar nga thirrjet e simpatizantëve socialist që prisnin. Të sigurt që ja kishim hedhur SHIK-ut dhe Policisë së Sali Berishës, për të na prishur mitingun dhe për të na másakruar. Por mua në vesh për shumë kohë, më kumbonte një zë: “të másakrohet Servet Pëllumbi…”
Të besoj Spartak. Por sidoqoftë në Durrës atë ditë nuk pati dhùnë të mirëfilltë. Profesor Serveti nuk u másakrua…
Atë që nuk u realizua për të másakruar Prof. Servet Pëllumbin më 20 maj 1996 në Durrës, Sali Berisha e realizoi më 28 maj 1996 në mitingun e PS në sheshin Skënderbej në Tiranë, fotografia e gjakosur e të cilit së bashku me një gazetar spanjoll shëtiti kryefaqet e agjensive botërore.
Disa muaj më parë, pikërisht më 22 dhe 29 mars ishin másakruar nga SHIK-u dhe Policia Sekrete Ndre Legisi, Edi Rama, Erjon Braçe, Bardhok Lala (gazetar i gazetës Koha Jonë), etj.
Discussion about this post