Ish-kryeministri Berisha në takimin e tij me vajzat dhe gratë demokrate tha se procesi i vettingut është akti më korruptiv i kryer ndonjëherë dhe është vepër e padiskutueshme e Ramës dhe Padrino Soros-it.
Berisha tha se reforma në drejtësi ka mbetur në duart e Pamela Ballukut që e sheh atë si radiografi (shkaktoi të qeshura në sallë) dhe se vetëm 6% e shqiptarëve e besonin koston e kësaj reforme.
Teksa Berisha fliste për kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin e tij me Soros si ekzekutorë të sistemit të drejtësisë, nga salla u dëgjua një demokrate e cila tha : O të keqen!, duke u pasuar me duartrokitje.
Berisha: Priten qe vetingu te ishte Radiografi, por vetingun e mori ne dor Engjell Agaci dhe Pamela.
S është gjë Belinda cfarë është Pamela Balluku.
Lexoni studimet, cfarë tregojnë, ai tregon se vetëm 6% e shqiptarëve besonin se ia vlente kostoja e kësaj reforme.
Reforma në drejtësi është një nga aktet më të mëdha korruptive në historinë e një vendi.
Ekzekutore te mosfunksionimit te drejtesie janë Edi Rama dhe Padrino Sorosi e kishin të qartë se unë nuk do i lejoja kurrë këto, se ua bëra të qartë gjatë fushatës elektorale dhe menduan të më ndëshkonin
“O të keqen”-nga salla.
(E.D/faxweb.al)