16:52 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Seuli konfirmon: Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut

13:14 | 12/01/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seuli konfirmon: Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut

Koreja e Jugut ka konfirmuar të dielën se Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se autoritetet ukrainase të sigurisë janë duke i marrë në pyetje dy luftëtarët e zënë në rajonin Kursk të Rusisë.

“Përmes bashkëpunimit në kohë reale me agjencinë e inteligjencës së Ukrainës… [Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Koresë së Jugut] ka konfirmuar se ushtria ukrainase zuri dy ushtarë koreanoveriorë më 9 janar në fushëbetejën e Kurskut në Rusi”, tha Seuli në një komunikatë.Të shtunën, Zelensky tha se hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

Zelensky postoi në Telegram gjithashtu edhe fotografi të ushtarëve për të cilët thotë se janë kapur. Ai nuk dha dëshmi që ata ishin koreanoveriorë, por deklarata e Koresë së Jugut i jep më shumë besueshmëri pretendimit. Shërbimi i Inteligjencës i Ukrainës (SBU) publikoi të shtunën një video që tregon dy burra në shtretër spitali, njëri me duar të lidhura me fashë dhe tjetri me nofull të mbështjellë me fashë.

Zyrtarët ukrainas thanë se të burgosurit po flisnin përmes përkthyesve që punojnë me Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës të Koresë së Jugut (NIS).

SBU-ja tha se njëri prej të burgosurve, i cili tha se ishte lindur në vitin 2005, pretendoi se besonte se “po shkonte për trajnim, jo për të luftuar në luftë kundër Ukrainës”.

Burri tjetër u detyrua t’i shkruante përgjigjet e tij për shkak të dëmtimit në nofull, tha SBU-ja. Ky ushtar tha se ishte lindur në vitin 1999 dhe se është snajper në Ushtrinë e Koresë së Veriut. NIS-i tha gjithashtu se një nga ushtarët e kapur tha se ishte stërvitur nga ushtria ruse pasi arriti në vend në nëntor.

“Ai fillimisht besonte se po dërgohej për stërvitje, por e kuptoi pasi mbërriti në Rusi se ishte dërguar në luftë”, tha agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut. Ajo shtoi se njëri prej të burgosurve “qëndroi pa ushqim apo ujë për rreth katër-pesë ditë, para se të kapej” nga forcat ukrainase.

Ata u kapën pak ditë pasi Ukraina e nisi një ofensivë të re në Kursk, për ta parandaluar Rusinë nga rimarrja e territoreve të humbura. Ushtria ukrainase e kreu një ofensivë të rrufeshme dhe befasuese në gusht të vitit 2024, duke kapur pjesë të mëdha të rajonit të Kurskut. Ky ishte inkursioni më i madh në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vjeshtën e kaluar, Koreja e Veriut i dërgoi rreth 11.000 trupa në rajonin e Kurskut për t’i mbështetur forcat ruse atje. Moska e ka rimarrë rreth 40 për qind të territorit, por trupat ukrainase ende kontrollojnë më shumë se 500 kilometra katrorë në Kursk, dhe trupat e Koresë së Veriut raportohet se po përjetojnë humbje të mëdha.

Zelensky tha më 23 dhjetor se më shumë se 3.000 trupa, ose rreth një çerek i forcave speciale të Koresë së Veriut të dërguara në Rusi, janë vrarë ose plagosur, megjithëse ai nuk dha prova për këtë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, më 27 dhjetor u tha gazetarëve se forcat e Koresë së Veriut po pësonin humbje të mëdha në vijën e frontit, duke shtuar se rreth 1.000 nga trupat e tyre ishin vrarë ose plagosur në rajonin e Kurskut gjatë një periudhe njëjavore./REL

Etiketa: Seuliukraina
Pas

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut, por studentët e demokratët s’mendonin kështu

Para

Berisha: Ata që parashikuan zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar, ne jemi më të bashkuar

Para
34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut, por studentët e demokratët s’mendonin kështu

Berisha: Ata që parashikuan zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar, ne jemi më të bashkuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.