10:12 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

12:14 | 26/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Rusi për të luftuar në luftën e Moskës kundër Ukrainës në korrik ose gusht, dhe për më tepër është duke vazhduar ta furnizojë Rusinë me armë, thanë të enjten ligjvënësit koreanojugorë, duke cituar agjencinë e inteligjencës.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) beson se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në korrik ose gusht, tha për gazetarët deputeti koreanojugor, Lee Seong-kweun, pas një seance me dyer të mbyllura.

“Koha e dislokimit shtesë mund të jetë qysh në korrik ose gusht”, tha Lee, duke shtuar se agjencia përmendi një rund të ri të rekrutimit të trupave për dislokim nga Koreja e Veriut dhe një vizitë të fundit në Penian nga një zyrtar i lartë i sigurisë i presidencës ruse si bazë për vlerësimin e saj.

Në këmbim të dërgimit të municioneve të artilerisë dhe raketave nga Koreja e Veriut për në Rusi, Peniani ka shumë mundësi të marrë këshilla teknike për lëshimet satelitore dhe sistemet drejtuese të raketave, tha Lee, duke cituar NIS-in.

Pas muajsh heshtjeje, si Koreja e Veriut ashtu edhe Rusia e bënë publike zhvendosjen e trupave koreanoveriore dhe rolin që kanë luajtur ata në ofensivën e Moskës kundër Ukrainës për ta rimarrë rajonin e Kurskut.

Të dyja vendet kanë thënë se bashkëpunimi bazohet në traktatin e nënshkruar nga udhëheqësit e tyre në qershorin e vitit të kaluar, që përfshin një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë.

Pas

Mberrijnë në Gaza kamionët me ndihma të OKB-së

Para

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

Para
“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

 



Të Fundit

Kryenin shërbime dentare duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe stomatologu

Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet sociale, në pranga 2 të kërkuar!

Temperatura ekstreme dhe rreziqe për zjarre/ Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja çfarë u vendos

Përplasja e avionit në shkollë në Bangladesh me të paktën 27 viktima, studenti: Pashë shokun të më vdiste para sysh!

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.