Leonardo Spinazzola po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Romës. “Tuttosport” ka shkruar të hënën se Spinazzola në verë do të largohet nga Roma, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
Mësohet se vendimin për largimin e tij e ka dhënë trajneri Jose Mourinho, i cili nuk llogarit në shërbimet e tij përtej këtij sezoni. 30-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Këtë sezon, Spinazzola ka 1 asistim e 5 paraqitje në 29 ndeshje të luajtura me Romën në të gjitha garat.