Bashkia Shkodër ka hapur këtë të diel sezonin e ri turistik në plazhin e Velipojës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Bardh Spahia, tha se në vitin e kaluar kemi pasur rritje me 33% të fluksit të turistëve në Shkodër dhe do vazhdojmë te promovojmë me një model të ri këto resurse.
Më tej, Spahia tha se kemi plan për krijimin e fushave sportive në plazhin e Velipojës dhe premtoi për të kthyer Velipojën në një konkurrent të fortë në rajon dhe më gjerë.
Duhet theksuar se Velipoja është një nga zonat më të frekuentuara në vend gjatë sezonit turistik.
Bardh Spahia: Të dashur shkodranë, uroj që me hapjen e sezonit turistik, të jetë i suksesshëm. Kemi filluar një model të ri të promovimit të turizmit në vendit tonë. Prej këtij modeli kemi pasur një rritje me 33% në vitin e kaluar. Do të vazhdojmë të promovojmë me vizion të ri, që ta kthejmë turizmin, si motorin kryesor të bashkisë sonë. Kemi promovuar dhe sportet dhe të jemi sa më frekuentues të këtyre aseteve të mrekullueshme që kemi. Ju siguroj që vëmendja e bashkisë sonë, do jetë në përmisimin e kushteve të infrastrukturës. E kemi kthyer vëmendjen te plazhi i Velipojës, hapësirat e gjelbërta, hapësira sportive, do të gjejë pëlqimin masiv të atyre që e vizitojnë. Ta kthejmë Velipojën në një konkurrent të fortë brenda dhe jashtë vendit.