Shëtitorja e Durrësit duket e lënë në mëshirë të fatit teksa pak e ndan këtë qytet nga nisja e sezionit turistik të këtij viti, që mbledh në Durrës qindra turistë, më së shumti shqiptarë të Kosovës.
Pak pa mbërritur në Currila, konstruksioni prej druri tek shëtitorja buzë detit shfaqet në gjendje të mjerueshme, e shkatërruar nga dora e njeriut dhe e lënë në mëshirë të fatit nga strukturat përgjegjëse bashkiake të këtij qyteti.
Nevojën për të ndërhyrë e shpreh edhe akademiku Artan Fuga, i lidhur me këtë qytet bregdetar, i cili shkruan se duhet pak sforco për shëtitoren “ku luajmë çilimijtë, ku ulen çifte dhe pensionistë, apo ku Sirena del e pret Princin që të shafqet tek dritarja e Vilës në kodër”.
(XH.A/SHUPLAKA)

Discussion about this post