20:47 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sezonin turistik, 1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

13:55 | 29/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sezonin turistik, 1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

Drejtoria e Policisë Rrugore Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.

Nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00. Në disa akse rrugore kryesore , është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit.

Aktualisht fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale. Shërbimet e tjera të Policise Rrugore të planizuara në akset kryesore kombëtare, por edhe sherbimet e tjera në qëndrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut Në akset rrugore të mëposhtme Policia rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radare ne versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejlakojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara: Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë. KESHILLA PËR DITËN E SOTME DHE NESËR PËR DREJTUESIT E MJETEVE QE QARKULLOJNË SIDOMOS NE ZONAT BREGDETARE DHE TURISTIKE 1. Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore 2. Përdorimi i alkoolit, perveçese është “telash” i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i lejedrejtimit dhe maximumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjëndje tëdehur 3. Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë. Radaret janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 lejedrejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë deri në 20km/oreëme shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit 4. Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të shlodhur në timon: lodhja dhe pagjumemësia shpeshherë ka qënë shkak për aksidentet rrugore 5. Parakalimet e gabuara përveçese janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të lejedrejtimit. Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: policia
Pas

Pse Buzhala mendon që dasma e Orindës dhe Turjanit ishte dasma më e mirë që ka marrë pjesë

Para

Marrin flakë kazanët e plehrave ngjitur me Gardën, shpërndahen me shpejtësi flakët (FOTO)

Para
Marrin flakë kazanët e plehrave ngjitur me Gardën, shpërndahen me shpejtësi flakët (FOTO)

Marrin flakë kazanët e plehrave ngjitur me Gardën, shpërndahen me shpejtësi flakët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, hapet gara për 5 drejtues komisariatesh

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Emigrantë drejt Europës/ Mbi 3500 persona nga Lindja dhe Afrika humbën jetën në 2024

Itali/ U plagos me një plumb në kokë, gjendja e ish-policit Fatos Cenaj mbetet kritike. Pista e re që dyshohet…

Akuzohen për mashtrim zgjedhor, Gjykata e Lartë në Greqi përjashton nga parlamenti tre deputetë

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Formacionet zyrtare/ Sylvinho bën tre ndryshime, Hysaj ulet në stol! Manaj kapiten, titullarët kundër Letonisë

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Masakra në një shkollë në Austri, mes 10 viktimave edhe një vajzë nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.