06:12 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

”Sfida e Vasilit për t’u bërë Petrit”

10:57 | 04/05/2017
në Te Gjitha
0
”Sfida e Vasilit për t’u bërë Petrit”

Nga Elton Metaj*

“Fluturimi” i Ilir Metës drejt Presidencës e detyroi Lëvizjen Socialiste për Integrim të bënte disa spostime të figurave të saj qendrore. Në konventën ndoshta më pasionante dhe emocionuese të historisë 13-vjeçare të Lëvizjes, Petrit Vasili u ngjit në fronin e lënë bosh nga “mbreti Ilir”.

I pajisur me shumë vlerësime nga Presidenti i ardhshëm, ish-kryepidemiologu i Republikës do të drejtojë partinë e tretë në vend, që synon të bëhet “forcë e parë”. E ngjizur nga Ilir Meta, e drejtuar nga Ilir Meta, e identifikuar me Ilir Metën, LSI nuk do ta ketë të lehtë të marrë fytyrën e kryetarit të saj të ri. Si parti që ka përcaktuar direkt apo indirekt mazhorancat parlamentare prej vitit 2005, LSI ndodhet në një moment delikat të rrugëtimit të saj, ndonëse organizimi i brendshëm dhe numrat në elektorat, janë dy shtylla shumë të forta mbështetëse.

Nga njëra anë, socialistët duken më të entuziasmuar me idenë e largimit të Metës drejt kolltukut të Kreut të Shtetit, duke shpresuar në mbarimin e benzinës së LSI-së dhe rikuperimin e disa prej shokëve të dikurshëm. Ndër vite trendi elektoral i partisë së Metës ka qenë rritës dhe socialistët e kanë ndjerë jo pak. Ata e kanë dashur, por edhe e kanë sulmuar, fuqinë elektorale të LSI-së, që rezultoi vendimtare për t’i lënë në opozitë në vitet 2005 e 2009 dhe për t’i risjellë në pushtet në vitin 2013.

Në anën tjetër, demokratët shpresojnë se një dobësim i forcës së tretë politike do ta rikthejë skenën politike në dypartiake, me synimin se edhe disa demokratë të zhgënjyer do të rikthehen në bazë.

Në mes të këtyre dy skenarëve “grabitqarë” ndodhet sot Petrit Vasili, në ditën e tij të parë të punës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa skenari që po ndërton vetë LSI-ja është edhe më “grabitqar” se kaq. Ai synon shtimin e mbështetjes elektorale dhe gjetjen e një force shtytëse më të madhe nga vajtja e themeluesit të saj në Presidencë.

Deklaratat në Konventën e Pallatit të Sportit ishin të qarta dhe një parti e cila nxjerr nga rradhët e saj Presidentin e Republikës mund të synojë më shumë. Dhe sytë për këtë janë drejtuar nga Petrit Vasili, ndonëse hija e Ilir Metës do të jetë ndoshta e përhershme mbi këtë forcë politike. Ashtu si PS në vitin 2005 dhe PD në vitin 2013, edhe LSI hyri tashmë në kapitullin e ndërrimit të atij që cilësohet si “lideri historik”. Dhe për atë që vjen pas, asgjë nuk është e lehtë.

Aq më pak do të jetë e lehtë për Petrit Vasilin, i mësuar prej 15 vjetësh të koordinojë thuajse gjithçka me Ilir Metën. Edhe ai do të vuajë nga paragjykimet që e shoqëruan dhe e shoqërojnë ende Lulzim Bashën, si pasardhës i një politikani të fortë në krye të partisë. Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin dhe janë të tillë.

Për partitë që themeluan shumë vite të shkuara, ata janë dhe mund të jenë gjithçka, duke i ndihmuar pasardhësit me forcën elektorale që lanë pas, por duke krijuar një zbrazëti jo të vogël lidershipi. Pikërisht kjo është sfida edhe e Titit, siç e brohorisnin mbështetësit në Konventën e LSI-së. Me eksperiencën e shumë viteve në politikë, Vasili sigurisht që e ka të qartë se për të mbushur vakuumin e lidershipit nuk mjafton të jesh Titi që e duan e respektojnë të gjithë.

Duhet të shndërrohesh gradualisht në petrit, që fjalorët e zoologjisë e përshkruajnë si shpend grabitqar, të ngjashëm me skifterin dhe e vlerësojnë për shpejtësinë. Në vitet e gjata në politikë, Vasili ka qenë shpesh herë në anën e skifterëve, duke mos nguruar të godasë publikisht fort dhe direkt aleatët apo kundërshtarët. Mbi të gjitha, nga mënyra se si Petrit Vasili do ta interpretojë dhe përmbushë postin e drejtuesit nr. 1 të LSI-së do të kuptohet jo pak nëse “motorët” janë plotësisht të mbushur me karburant për të ecur në rrugën që po brohoritet gjithnjë e më shumë në LSI: “Forcë e parë”.

 

Etiketa: Elton Metajmetaopinione dhe analizavasili
Pas

116 kilogramë drogë në breg të Detit Adriatik, ende asnjë i arrestuar (FOTOT NGA VENDNGJARJA)

Para

Rama me ankth për Juventusin, cilët zgjodhi të kishte krah tij (FOTO)

Para
Rama me ankth për Juventusin, cilët zgjodhi të kishte krah tij (FOTO)

Rama me ankth për Juventusin, cilët zgjodhi të kishte krah tij (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.