Gjermania dhe Holanda do të përballen në 20:45 për kualifikueset e Euro 2020, në Hamburg, në stadiumin “Volksparkstadion”.
Për këtë sfidë trajneri Joachim Low ka preferuar të luajë me mbrojtje të re: Tah dhe Klostermann do e nisin titullar. Ndërsa Kimmich në mesfushë, përkrah Kroos e Shculz. Në sulm do rreshtohet treshja Reus-Werner-Gnabry. Nga stoli do e nisin lojtarë si Gundogan, Can, Brandt, Harvetz dhe ter Stegen.
Ndërkohë që Roneald Koeman i ka besuar Matthijs de Ligt, duke e hedhur nga minuta e parë, duke bërë edhe një surprizë në sulm me aktivizimin e Rayn Babel.