04:01 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Sfida prezanton programin politik: Kontroll i imtësishëm i politikanëve, rigjallërim të menjëhershëm ekonomik

14:39 | 03/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sfida prezanton programin politik: Kontroll i imtësishëm i politikanëve, rigjallërim të menjëhershëm ekonomik

Në një takim me një grup qytetarësh në Tiranë, një ndër hartuesit e programit politik të Sfida-s, prezantoi pikat kryesore të programit, përqëndruar në tri problemet kryesore të saj.

Problemi i parë: pastrimi i politikës përmes kontrollit të imtësishëm të politikanëve, drejtuesve të administratës, rigjallërim të menjëhershëm ekonomik duke krijuar hapësira “pa-taksa” dhe siguri shëndetësore, problemi i tretë në Shqipëri, që do të bazohet në kontrollin e imtësishëm të ushqimeve.

PROGRAMI – SFIDA:

Pastrim i politikes, rigjallerim ekonomik, siguri ushqimore e shendetesore Sfida ka prezantuar sot përparësitë e saj një takim me qytetarë të Tiranës. Një nga hartuesit e programit politik Dr. Medlir Mema sqaroi se ky grupim qytetarësh sheh tre probleme thelbësore:

1) Pastrimin e politikës dhe administratës politike (përmes kontrollit të imtësishëm të politikanëve, drejtuesve të administratës, ngritjen e një njësie anti-korrupsion dhe ashpërsimin e masave, konfiskimin e menjëhershëm të pasurive të pajustifikuara dhe ndjekjen penale, kufizim deri ne 2 mandate, ndalimin e dhënies së fondeve për partitë pademokraci të brendshme, penalizime individuale për drejtuesit e administratës që marrin apo pushojnë individë në mënyrë të padrejtë apo për arsye politike.

2) Rigjallërim i menjëhershëm ekonomik (nga paga minimale deri në 60.000 lekë – taksë 2%, nga 60.001 – 400.000 lekë të bëhet 10% dhe mbi 400.000 lekë të bëhet 20%). Duke u bazuar tek ekonomia e individit “Sfida” ka si qëllim të nxisë dhe mbështesë profesionistët, individët e suksesshëm si dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Shteti ka treguar se është administratori më i keq i parave tona kështu që zhvillimi do jetë duke lënë këtë sasi parash tek qytetarët. Gjithashtu ky grupim qytetar beson se krijimi i hapësirave “pa-taksa” do rigjallëronte menjëherë zonat për eksport dhe investitor që krijojnë shumë vënde pune. Raport i drejtë mes shtetit dhe biznesit: secila palë paguan dëme për vendime të padrejta apo pagesa të vonuara.

3) Siguri shëndetësore: Kontroll i imtësishëm për ushqimet, nivelet e elementëve të dëmshëm në ushqime, penalizim për kompanitë apo institucionet shtetërore që janë përgjegjës për kontrollin e. sigurisë ushqimore. Kontroll i imtësishëm dhe transparencë për çmimet dhe skadencat e barnave. Dr Medlir Mema theksoi se ky grupim qytetar ka shumë shpresë se qytetarët do ndëshkojnë me votë qeverinë aktuale PD-PS-LSI dhe do i japin mundësi SFIDES që të jetë në kuvend për të demaskuar çdo lloj marrëveshjeje mes parlamentarëve të këtyre 20 viteve që fshihen pas xhaketave të kryetareve apo ish-kryetarëve të tyre. Asnjë votë në Tiranë apo qytete të tjera nuk duhet nënvlerësuar apo çuar dëm pasi një deputet më pak i “Sfidës” në parlament do të thotë më pak demokraci dhe kërkesë llogarie për këta kryetarë që për 25 vjet tallen me qytetarët çdo fushatë elektorale. Bashkë jemi shumë. Bashkë mundet.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: program politiksfida
Pas

Trafikantët braktisin makinën sapo pikasin policinë, kapen 335 kilogramë drogë në kufirin me Greqinë

Para

Kandidatja e PS-së në siklet të madh, e thotë me fjalë po me xheste stepet(VIDEO)

Para
Kandidatja e PS-së në siklet të madh, e thotë me fjalë po me xheste stepet(VIDEO)

Kandidatja e PS-së në siklet të madh, e thotë me fjalë po me xheste stepet(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.