Nuk ndodh shpesh që një hashtag në mediat sociale mund të përputhet në mënyrë shumë të mirë dhe në jetën reale.
Sfida më e re online po inkurajon gjithë përdoruesit e Instagramit dhe Facebook për të pastruar vendin ku shohin mbeturina. Në sfidën e Trashtag, përdoruesit zgjedhin një vend të mbushur me mbeturina, e pastrojnë atë dhe postojnë foto para dhe pas. Vullnetarët e kanë bërë këtë gjë në plazhe, parqe dhe rrugë me mbeturina, ndërkohë që është rritur ndërgjegjësimi për sasinë e mbeturinave plastike që prodhohen.
Një grup në Rusi, tha se kishin mbledhur 223 çanta me mbeturina, 75% e të cilave do të dërgoheshin për riciklim. Sfida është krijuar në vitin 2015 si pjesë e një fushate për të mbrojtur zonat e shkreta.
Por një postim në Facebook javën e kaluar e ka ringjallur përsëri këtë sfidë dhe e ka bërë hashtagun viral. Vetëm në Instagram, ka më shumë se 25,000 postime me hashtag #trashtag variacionet e të cilit përfshijnë #trashtagchallenge dhe #trashchallenge.
Duket se sfida dita ditës po rritet akoma më shumë. Ndërkohë që të tilla sfida duhet të behen pjesë e rinisë shqiptare e cila i përdorë më së shumti rrjetet sociale.