15:00 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sfida Shqipëri-Francë “e pamundur”?! Janë zhdukur 8 mijë bileta

17:03 | 06/11/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sfida Shqipëri-Francë “e pamundur”?! Janë zhdukur 8 mijë bileta

Në pritje që UEFA të hapë “dritën jeshile”, shqiptarët janë dyndur në dyqanin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit për të siguruar një biletë për sfidën Shqipëri-Francë (17 nëntor, ora 20:45) që përkon me përurimin e stadiumit të ri, modern dhe luksoz të kryeqytetit, “Arena Kombëtare”.

Blerja “online”, por edhe fizike që deri tani kanë prodhuar më shumë kaos se sa zgjidhje. Jo vetëm kaq, por adresa zyrtare e shitjes së biletave “online” është mbyllur për Shqipëri-Francë dhe ka mbetur hapur vetëm ajo Shqipëri-Andorrë (aty ku interesi është thuajse i barabartë me zero).

E ndërsa fillimisht gjithçka po procedonte siç duhej, erdhi bllokimi! “Më falni, por bileta nuk ka më në sektorët pas porte!”, ka qenë komunikimi i shitëses në dyqanin zyrtar. “Po tribuna karshi, pra e madhja (sektori portokalli)?!”. Një pyetje që gjen një përgjigje të madhe: “Nuk është i hapur!”.

Pas strategjisë së blerjes në paketë (Andorra-Francë), tashmë biletat janë zhdukur si me magji. Institucionet kryesore në vend kanë siguruar një numër të madh biletash, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve gjithashtu kanë ushtruar presion që të mos humbasin reklamën më të bukur dhe më prestigjoze…

Tifozët qëndrojnë në radhë në dyqan, por zgjidhje nuk ka! Dikur ishte tregu i zi përpara “Qemal Stafa”, por tani nuk duket as ai! Ku avulluan thuajse 21 mijë bileta (22 mijë vendësh është stadiumi, por 1 mijë vende janë shkurtar, për shkak se do të vendosen kamerat dhe sidomos për arsye të tjera teknike). E ndërsa tribuna VIP nuk doli aspak në shitje (do të akomodohen shumë figura të rëndësishme të futbollit, legjenda, ish-lojtarë kuqezi), ftesat kanë arritur një numër thuajse 1 mijë.

Edhe tribunat më të lehta dhe të disponueshme për t’u blerë, ato pas porte, janë shitur si shkollë nate, një ditë po, një ditë jo… Tifogrupi TKZ ka prenotuar 900 bileta, ndërkohë. Biletat me 50, 40 dhe 30 mijë lekë të vjetra, në sektorin E, pra tribuna e madhe karshi me këndet, janë misteri më i madh. Të gjitha të shitura, të gjitha të mbaruara! Po flasim për të paktën 8 mijë vende dhe jo pak!

Pas

VIDEO/ U vra në derën e shtëpisë, Gjergj Krygja komisioner i PS-së në zgjedhje, PD akuzonte për…

Para

Në bashkinë Delvinë nuk jepen rrogat prej 3 muajsh, flet kryetarja: Vështirësitë janë të shumta, por…

Para
Në bashkinë Delvinë nuk jepen rrogat prej 3 muajsh, flet kryetarja: Vështirësitë janë të shumta, por…

Në bashkinë Delvinë nuk jepen rrogat prej 3 muajsh, flet kryetarja: Vështirësitë janë të shumta, por...

Discussion about this post

 



Të Fundit

KAS vendos të hapë 229 kuti votimi ku raportimi për fletë të papërdorura ka qenë zero

LAJMI I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të qytetit, evakuohen mbi 20 mijë banorë

Përfundon takimi i partive politike me presidenten Vjosa Osmani, cilat janë tre datat e propozuara për zgjedhjet lokale në Kosovë

Pas Imamoglu, drejtësia turke arreston 5 kryetarë të tjerë bashkish të partisë opozitare

Balluku inspekton nisjen e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës: Synojmë të përfundojë përpara afatit

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.