02:12 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sfida Shqipëri-Kazakistan/ Reja: Uroj që djemtë ti kenë ruajtur golat për nesër, duam 3 pikët (Video)

14:22 | 14/11/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sfida Shqipëri-Kazakistan/ Reja: Uroj që djemtë ti kenë ruajtur golat për nesër, duam 3 pikët (Video)

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme në orën 18:00 me Kazakistanin në “Air Albania Stadium”, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sot trajneri i Kombëtares ka mbajtur një konferencë për mediat, lidhur me formacionin që do të zbresë në fushë nesër.

Në miqësoren me Kosovën keni marrë sinjale pozitive nga një pjesë e mirë e lojtarëve, ja u vështirëson kjo punën për të vendosur edhe formacioni në ndeshjen me Kazakistanin?

“Sigurisht do të ketë vështirësi në këtë pjesë, por unë i ka bërë zgjedhjet e  mia me lojtarë që kemi grumbulluar. Për fat të mire Gjasulën që është bashkuar grupit, edhe Cikalleshin i cili do të jetë i gatshëm pas pati probleme fizike para ndeshjes me Kosovën. Kam nxjerrë disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur jo vetëm me rezultatin por edhe nga ajo që treguan debutuesit. Mora sinjalet mjaft të mira, pasi siç e dimë po punojmë edhe për të ardhmen. Miqësoret janë për të provuar lojtarët e rinj”– u shpreh trajneri Reja.

Me përjashtim të miqësores me Kosovën, Kombëtarja nuk ka shënuar asnjë gol në tre ndeshje zyrtare. Si doni ta zgjidhni problemin e golit?

“Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri ka për detyrë të përgatisë ndeshjet dhe fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mire, po na ka munguar edhe pak fati në këtë drejtim. Është e vërtetë që kemi pasur shumë raste, por tani duhet të jemi më të kujdesshëm para porte edhe të shënojmë gola. Sigurisht duke fituar për të arritur objektivin tone që është vendi i pare në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje që vlejnë shumë”, theksoi tekniku italian.

Formacioni i përdorur nga ju 3-5-2 është kritikuar shumë, por edhe zëvendësimet dhe lëvizjet e shpeshte në fushë, në këto dy sfida do të ketë ndryshme, a do jenë lojtarët më me eksperience kundër Kazakistanin?

“Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemat, pasi e kam nisur në këtë kompeticion me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Nuk mund ti ndryshosh skemat ndeshje pas ndeshje, kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar. Pas këtyre dy ndeshjeve mund ta rishikojmë edhe skemën. Lojtarët ë kam aktivizuar kanë bërë paraqitje të mira  Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Nuk ka kundërshtar  lehtë apo ndeshje të tilla, edhe pse ne  mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kemi luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët dhe dobëta. Të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë për të marrë këto tre pike” – Vijoi trajneri.

Në përfundim trajneri Edi Reja, theksoi se lojtarët Balaj dhe Seferi bënë një paraqitje të mirë, por duke mos harrua edhe Cikalleshin që janë në të njëjtin nivel. Ende nuk është vendosur se kujt do ti besohet sulmi nesër, pasi duhet të bëhet një zgjedhje në varësi të kundërshtarit.

Pas

Deri në 100 mijë njerëz në karantinë për shkak të një… studenteje

Para

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi efektivin e Policisë, arrestohet 24-vjeçari (Emri)

Para
Shërbeu si informator i fisit Çapja për vrasjen babë e bir, Gjykata e Elbasanit merr vendimin për Klajdi Dokolin

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi efektivin e Policisë, arrestohet 24-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.