Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (PPE), që u mbajt në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Kroacisë, z. Andrej Plenković.
Në këtë takim morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, si dhe Ministrja e Kulturës dhe Medias, znj. Nina Obuljen Koržinek. Bisedimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 11 majit, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ndërmjet forcave të qendrës së djathtë.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kroacisë, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë, kulturës dhe procesit të integrimit evropian.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe interes të ndërsjellë për thellimin e dialogut ndërinstitucional.