Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi anketimin për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend. Në fjalën e tij, Hoxha tha se është rritur besimi i qytetarëve në punën e policisë së shtetit, por ka ende vend për përmirësim.
Sipas ministrit ka disa sfida me të cilat përballët policia e shtetit, por si sfidë më të shpejtë ai përmendi garantimin e qetë të procesit zgjedhor. ‘Sfidat si aksidentet rrugore, vjedhjet, mashtrimet na tregojnë se nuk mund ta ndalemi’, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si të mirë ose shumë të mirë. Koha e reagimeve ndaj krimeve është përmirësuar edhe 67% e qytetarëve besojnë se trajtohen me respekt. Këto numra nuk janë statistika, por janë pasqyra e besimit të fituar me mund dhe sakrificë. 82% e qytetarë ndihem më të sigurt.
Policia e shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar, veçanërisht në aspektin e ndjenjës së sigurisë gjatë natës, ku ne jemi shumë afër mesatares së BE.
Sfida e shpejtë është angazhimi i policisë së shtetit për garantimin e zgjedhjeve në një proces zgjedhor të qetë dhe pa ngjarje të dënueshme. Megjithatë ne nuk jemi të vetëkënaqur për këtë.
Sfidat si aksidentet rrugore, vjedhjet, mashtrimet na tregojnë se nuk mund ta ndalemi”, deklaroi ministri i Brendshëm.