Eduard Selami është i vetmi kandidat deri më tani që e ka sfiduar zyrtarisht Lulzim Bashën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ndërkohë që përplasjet brenda PD-së vazhdojnë teksa gara është hapur, ai duket se ka nisur “fushatën”.
Eduard Selami është parë në ambientet e një lokali në shoqërinë e dy zyrtarëve të lartë demokratë. Ai duket se e ka marrë shtruar këtë garë që do të finalizohet më 22 korrik.
Në foto ai shihet në shoqërinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Sekretarit Organizativ, Enno Bozdo. Spaho dhe Bozdo nuk janë shprehur ende zyrtarisht se cilin mbështesin në përballjen Basha-Selami. Megjithatë ky nuk mund të cilësohet një takim surprizë duke qenë se Spaho dhe Bozdo do të merren me organizimin e zgjedhjeve brenda partisë.
(XH.A/SHUPLAKA)