12:54 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sfidon Arta Markun, kush është i pari që aplikon për Prokuror të Përgjithshëm

11:05 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sfidon Arta Markun, kush është i pari që aplikon për Prokuror të Përgjithshëm

Është zyrtarizuar kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. I pari që ka aplikuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Olsian Çela ka qenë më herët kryeprokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda, dhe u tranferua pasi Marku mori detyrën në një nga prokuroritë e rretheve.

Edhe 11 ditë kanë mbetur për aplikimin e kandidatëve të tjerë, pasi procesi mbyllet në datën 30 prill.

Nuk dihet ende nëse prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku do të garojë për një mandat të ri, edhe pse gjasat janë që po.

Përplasja Çela-Marku:

Kujtojmë se Çela u bë pjesë e sherrit me drejtuesen e përkohshme të Krimeve të Rënda Donika Prela, në shtator 2018, në kohën që pritej të jepej pretenca për Shullazin.

Në lidhje me skandalin në fjalë u përfol se ishte një skenar i përgatitur nga politika, e cila përdori drejtuesen e përkohshme të Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku dhe mikeshën e saj Donika Prela.

Në shenjë hakmarrjeje, Marku e transferoi Çelën në Berat, por pas vendimit të Gjykatës pro tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zu ngushtë dhe me 21 Janar 2019, e riktheu sërish tek Krimet e Rënda.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arta markucela kandidon per prokuror te pergjithshemcela markugara per kryeprokurorolsian celaperplasja cela marku
Pas

Fansja më e privilegjuar e Linda Halimit, këngëtarja merr vajzën 1-muajshe në punë

Para

Trajneri i kombëtares/Cana: Reja e njeh mirë futbollin por ka një problem

Para
Lorik Cana kërcen me flamurin shqiptar në Francë, dedikimi i tij emocionon fansat (Video)

Trajneri i kombëtares/Cana: Reja e njeh mirë futbollin por ka një problem

Discussion about this post

 



Të Fundit

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Senati amerikan refuzon bllokimin e shitjeve të armëve për Izraelin

VIDEO/ Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni, piloti hidhet në ajër i sigurt

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.