00:18 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sfidon sondazhet, Agron Llakaj tregon “exit pollin” e tij, sa mandate marrin PS, PD, LSI

11:17 | 22/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktori i humorit Agron Llakaj i bashkohet Ben Blushit (FOTO)

Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj, ka ironizuar së fundmi partitë politike në vend dhe ka sfiduar sondazhet duke treguar “exit pollin” e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Tema”, gazetarin Andrea Danglli, ai ironizon tri partitë politike që sipas tij “janë bashkë në qeveri dhe janë të tria kundër njëra-tjetrës.

Duke sfiduar sondazhet e deritanishme, aktori Agron Llakaj deklaroi “exit pollin” e tij. Sipas Llakajt, PS merr 71 mandate, PD 60 mandate dhe LSI 58.

Duke u ndalur tek kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama, Llakaj shprehet se pas katër vitesh Rama pritet të thotë se e mori timonin por e mbante bashkë me shokët, të cilët ishin ata që nuk dinin ta mbanin. E kështu do të kërkojë sërish t’ia japim timonin dhe ne do ia japim.

Pjesë nga intervista e Agron Llakajt:

Përmes artit tuaj z.Llakaj, në një farë mënyre keni zgjedhur të jeni “armik” me të gjitha forcat partiake duke mos mbajtur asnjë kah politik. Pse erdhi kjo zgjedhje?

Përkundrazi, unë i dua të gjitha partitë dhe sidomos PS-në, PD-në dhe LSI-në. Mund të them me siguri se nuk ka në botë si këto tre forca politike. Janë bashkë në qeveri dhe janë të tria kundër njëra-tjetrës. Dinë më së miri të ndajnë pjesën që u takon dhe këtë e dëshmon edhe kjo fushatë.

Më pëlqen shumë Edi Rama, i veçantë dhe unik, me tumane dhe bluza apo këmisha të qëndisura me 2. Shoë-man, tregon barcaleta, qesh dhe vetë bashkë me to pasi i duket sikur ato që thotë nuk mund t’i bëjë dot askush më mirë se ai. Rama kërkon që timonin ta ketë vetë sepse në katër vjet ja kafshuan tepsinë të tjerët,  kurse ky kafshonte veten me dhëmbë. S’ka rëndësi se ku e kafshonte. Unë them që t’ia japim këtë mundësi dhe pas katër vjetësh të tjera ky pritet të thotë se unë timonin e mora por e mbaja bashke me shokët por ishin ata që nuk dinin ta mbanin timonin. Kështu që aman ma jepni edhe njëherë?  Dhe ne përsëri do t’ia japim!

Më duket se i parashikuat zgjedhjet për 8 vjet përmes kësaj formule…

Po, madje kam edhe një exit pollin tim për datën 25 Qershor. Ja se si e kanë parashikuar të anketuarit e mi:

PS: 71 deputetë.

PD: 60 deputetë.

LSI: 58 deputetë.

Parti të tjera: 30 deputetë.

Pjesëmarrja në zgjedhje: 25%.

Kryeministër teknik:  60% e te anketuarve te mi.

Kryeministër mekanik: 47%

Kryeministër të çmendur: 100%.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Agron Llakajexit pollfituesisondazh
Pas

Ka dështuar shteti, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht!

Para

S’votonte për PS-në/ Si e kërcënuan një ditë të tërë Shefen e Financës në Ersekë Përgjegjësja e Burimeve Njerëzore dhe famija e saj (DËSHMIA)

Para
S’votonte për PS-në/ Si e kërcënuan një ditë të tërë Shefen e Financës në Ersekë Përgjegjësja e Burimeve Njerëzore dhe famija e saj (DËSHMIA)

S'votonte për PS-në/ Si e kërcënuan një ditë të tërë Shefen e Financës në Ersekë Përgjegjësja e Burimeve Njerëzore dhe famija e saj (DËSHMIA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.