Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për media sot pasdite ka deklaruar vendimin sa i përket rifillimit të arsimit për kaq muaj sa kanë mbetur nga viti akademik.
Ndër të tjera ajo u ndal edhe tek provimet e maturës një problem ky duhet thënë për shumë maturantë në mbarë vendin që presin të kalojnë në fakultet.
“Kemi vendosur që të reduktojmë “punën” e maturantëve. Puna e tyre do të fokusohet vetëm tek provimet e maturës. Drejtorët e shkollave do të hartojnë një program të qartë dhe në to nuk do përfshihen mësimet që janë bërë gjatë kohës së karantinës dhe kur është bërë mësimi online.
Provimet do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor. Do të ketë lehtësira në përmbajtje të provimit, por nuk do lejohen kopjet. Nxënësit e tjerë do të vijojnë mësimin deri në 29 maj. Vlerësimet përfundimtare do të jenë gati nga mësuesit deri në mes të qershorit”,-tha ministrja.