Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli për helmimin masiv të nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier.
Ish deputeti deklaroi se problematikat në shkolla janë të shumta dhe nga më të ndryshme në gjithë vendin, por edhe në Fier janë edhe më të mjerueshme.
Duke folur për ngjarjen e rëndë të helmimit të gjimnazitëve në Fier, Baçi u shpreh se ministria e Arsimit u përpoq që ta fshihte ngjarjen dhe shumë mësues nuk kanë dalë në media për shkak të censurës së “partisë shtet”.
Po ashtu Baçi tha se ministrja ka nisur një kontroll të befasishëm në gjimnazin “Janaq Kilica” për të gjetur “armikun” brenda shkollës dhe shtoi se inspektimi kishtenë fokus mësuesit që kanë qenë kritikë me poltikat e arsimit.
“Problematikat në shkolla janë të shumta. Problematikat janë të ndryshme për gjithë sistemin arsimor dhe në Fier janë në gjendje të mjerueshmë.
Gjendja e djeshme ishte shumë e rëndë pasi nëxënsit janë helmuar dhe të gjithë kanë kaluar një ankth të tërë jo vetëm të nxënësve, por edhe të mësuesve dhe prindërve.
Asnjë nuk është proncuar asnjë media as në rrjetet sociale. Kemi mësues me përvojë që janë traumatizuar dhe të dëmtuar dhe nuk prononcohen. Janë të gjithë të frikësuar për hakmarrjen që bën ky pushtet. Nëse do të flasësh për problematikat do të ketë pasojë me hakmarrjne e partisë shtet.
Jo më larg nga dje ministrja ka nisur një kontroll të befasishëm në shkollë “Janaq Kilica”, në vend që të merren masa për të kordinuar vepmrimet që ngjarjet të tilla të mos përsëriten. Ministrja nisi një kontroll ndëshkimor për të gjetur ‘armikun’ e brenda shkollës. Ky inspektim ka qenë në fokus për mësuesit që kanë qenë kritikë me politikat e arsimit dhe kanë dalë hapur dhe në rrjetet sociale. Në këtë shkollë nuk mund të merren dot kollaj me këto mësues dhe duan që ti godasin në këtë mënyrë.
Masat duhet të ishin marrë që në rastin parë dhe nuk u mor asnjë masë, por përkundrazi u përpoqën për ta reklamuar ngjarjen si një ngjarje e rëndomtë e rastësishme dhe e mbyllën shpejt. Por çfarë masash u morën që me ngjarjen e parë, që policia të merrte masa. U la në heshtje për ta zbutur për ta fshehur si ngjarje.
Partia shtet ka vendosur që çdo gjë ta mbajë të mbyllur. Asnjë nga mediat nuk është lejuar që të hyjë brenda në spital. Që këtu duket censura që ato kanë vendosur.”-tha Baçi.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post