Shaip Kamberi ka mundur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Lajmi bëhet me dije nga mediat kosovare, ndërsa mësohet se në zgjedhjet e përsëritura në Tërnovc, Shaip Kamberi mori votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë.
Presidenti i vendit Ilir Meta e ka uruar Kamberin për fitoren e mandatit si deputet në Kuvendin e Serbisë duke theksuar se ai do të jetë një zë i fuqishëm për të drejtate e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i Metës:
Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.