Këngëtarja Kolumbiane ka shprehur gjatë një interviste për Vanity Fair’ se ishte bashkëshorti Gerard Pique i cili e ka ndihmuar të mos largohet nga karriera muzikore.
“Ishte Gerard ai që më ndihmoi. Ai më tha: Vajzë, ti do të dalësh në pension kur të mos kesh më për të dhënë. Tani dil jashtë dhe trego cfarë di të bësh.”
Më tej këngëtarja tregoi se ka qenë traumatizuar dhe nuk dëshironte të bënte më muzikë, edhe pse ka nisur të punojë që në moshën 14-vjecare. Familja është primare në jetën e saj dhe do ti dedikojë kohën e saj fëmijëve, por do vazhdojë të prodhojë muzikë.
Shakira gëzon një jetë të lumtur familjare me dy fëmijët e saj dhe me bashkëshortin.
Largimi i saj nga muzika për një kohë të gjatë, bëri që ajo të rikthehet me albumin El Dorado. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post